Fotrografi e KALLXO.com në ditën kur u njoftua mbajtja e Kuvendit të SHKA "Agimi"

SHKA ‘Agimi’ Mban Kuvendin Pavarësisht një E-maili Çorientues

Një e-mail i rremë u është drejtuar mediave me njoftimin se kinse Kuvendi i ftuar nga grupi i cili e konteston kryesinë e vjetër të ShKA “Agimi”, për ditën e shtunë nuk do të mbahet.

KALLXO.com ka kuptuar se ky e-mail nuk është i vërtetë dhe se në fakt Kuvendi i ftuar për ditën e shtunë, do të mbahet duke filluar nga ora 11:00.

Kryesuesi i anëtarëve në emër të Grupit të Përkohshëm Menaxhues të ShKA “Agimi”, Kastriot Marku, tha se ky email nuk është i vërtetë.

“Ne siç kemi njoftuar do ta mbajmë Kuvendin, kjo është përpjekje nga grupi tjetër sa për të penguar mbajtjen e Kuvendit të thirrur nga grupi jonë”, tha Marku.

KALLXO.com, ka kuptuar se emaili është dërguar nga Liman Asllani, anëtar dhe donator i ShKA “Agimi”, i cili është pjesë i grupit me në krye Xhemal Kabashin.

“Po unë e kam dërgu atë e-mail, sepse mbrëmë dola për kafe dhe u takova me disa nga anëtarët e kryesisë… po saktësisht me Xhemal Kabashin dhe Festim Bytyqin dhe ata më njoftuan se janë marrë vesh dhe se Kuvendi i thirrur për të shtunën nuk do të mbahet. Kjo ka qenë arsyeja që e kam dërguar atë e-mail” tha Asllani për KALLXO.com.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Xhemali Kabashi, u distancua duke mohuar të jetë pjesë e këtij e-maili.

“Unë nuk di çka ka ndodhë, janë bo 100 grupacione, unë nuk kam lidhje me e-mailin e dërguar. Unë kam mysafirë në shtëpi dhe nuk kam asnjë dijeni lidhur me këto që kanë ndodhur” tha Kabashi.

Shoqëria Kulturore Artistike “Agimi” e Prizrenit, nga e cila dolën artistë edhe me famë botërore, ka hyrë në një krizë të funksionimit që disa muaj.

Kjo shoqëri kulturore nga muaji shkurt i këtij viti drejtohet nga dy grupe të ndryshme artistësh.

Kuvendi i ditës së shtunë është thirrur nga grupi i udhëhequr nga Kastriot Marku, i cili e konteston kryesinë e vjetër të “Agimit”.

Në këtë kuvend pritet të diskutohen dhe votohen dokumentet e brendshme si dhe do të zgjidhen organet e brendshme të ShKA “Agimi”.

Për problemet e SHKA “Agimi” KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht.

ShKA ‘Agimi’ me Dy Udhëheqje e Shumë Probleme

http://kallxo.com/perurohet-salla-e-sherrit-e-shka-agimi/

KALLXO.com ju sjell pa ndërhyrje emailin që njoftonte se kuvendi nuk do të mbahej.

“Si duket është bërë praktikë që marrëveshjet të arrihen në orët e fundit të ditës, ose si thuhet ‘5 në dymbëdhjëtë’…

Mirë është që grupacionet e krijuara kohëve të fundit siguirsht me qëllime më të mira për ta avnacuar punën e AGIMI-t u pajtuan që të shtyhet ky Kuvend i vetë thirrur.

Edhe më mirë është që e kuptuan se AGIMI i ka të hapura dyret për të gjithë:

  • Për ish anëtar që për cfarëdo arye nuk kanë mundur të angazhohen deri tani;
  • Për ish anëtar që për cfarëdo arye nuk kanë mundur të kontribojnë deri tani;
  • Për ata që kanë patur familjar që kanë kontribue shumë dekada në AGIM dhe për të cilët respekti është i paskajshëm;
  • Për ata që deshirojnë të japin kontribut .

Po AGIMi nuk e lë derën hapur për ata që kurr nuk kanë bërë azgja jo vetëm për AGIMI-n por as për familjen e vet.,, për ata që deri sa me sakrfice mbahej shkolla shqipe, aktivitet kultuore, artistike e sportive si dhe ambulnatat shëndetësore popullore “Nënë Tereza” , vizitonin baret e natës dhe kazinot e pushtetit millosheviqjan.. për ata që “thithen “ fonde e marrin paga , e nuk e njohin shtetin e vet… Këtë produkcion ambientit rrethues të Pragës, vështirë se e pranon dikush.

Sukses dhe gjithe te mirat.

KRYETARI XHEMAL KABASHI DUHET TE FORMOI NJE GRUP PUNUES KU DO TE PERFSHIHEN EDHE PERFAQSUESIT E GRUPACIOENT QE HOQEN DORE NGA VETESHPALLJA E KUVENDEVE ME QELLIM QE TE HARMONIZOHEN AKTET NORMATIVE TE SHOQERISE

ME DISPOZITAT LIGJIRE NE FUQI DHE AJO QE ESHTE ME KRYESOES TE SIGUROHET BUXHET I QENDRUESHEM.

SUKSESE”.