Zgjedhet Kryesuesi i Përkohshëm i Senatit të UP-së

Musli Bajraktari është zgjedhur kryesues i përkohshëm i Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në mbledhjen inauguruese të Senatit, Bajraktari mori 25 vota në favor ndërsa tre senatorë abstenuan.

Mbledhja e ardhshme e Senatit do të mbahet nesër dhe në të pritet që të konstituohen dekanët e rinj të zgjedhur në zgjedhjet të cilat u mbajtën në tri ditët e kaluar nëpër njësitë akademike të UP-së.

Konstituimi i Senatit pritet t’i hapë udhë zgjedhjes së Këshillit Drejtues të UP-së dhe Rektorit të këtij universiteti.