Kryeministri Isa Mustafa - Foto: LDK

Mustafa: LDK nuk i Frikësohet Mocionit

“Ne s’kemi çka të shqetësohemi prej asnjë kërkese, prej asnjë iniciative politike sepse kështu si jemi edhe sonte nëse dalim në zgjedhje kemi me i mundë”, tha Mustafa në një tubim në Ferizaj, ku është shënuar 27 vjetori i themelimit të LDK-së në këtë qytet.

Në këtë tubim, kreu i Qeverisë dhe i LDK-së njëkohësisht, foli për përkushtimin e LDK-së për të tashmen dhe të ardhmen.

“Kemi një vizion të qartë se ku do ta çojmë Kosovën. Kosova për ne është një Kosovë evropiane, është Kosovë në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe një Kosovë e drejtuar nga perëndimi, tjetër drejtim ne nuk kemi”, tha Mustafa sipas një komunikate të LDK-së.

Me këtë rast, kryeministri është mburrur me të arriturat e Qeverisë së drejtuar prej tij.

Ai përmendi se nën këtë qeverisje “është arritur norma më e lartë e zhvillimit ekonomik në rajon, janë realizuar reforma të suksesshme fiskale, është siguruar buxheti më i madh në histori, janë krijuar marrëdhëniet më të mira me institucionet financiare ndërkombëtare, është luftuar pa kompromis korrupsioni…”.

Të premten opozita mblodhi më shumë se 40 nënshkrime për mocionin e votëbesimit të qeverisë, ndërsa të mërkurën u caktua senca e jashtëzakonshme e Kuvendit për këtë mocion.

http://kallxo.com/opozita-shpreson-rrezimin-e-qeverise/

Katër deputetë të PDK-së e nënshkruan kërkesën opozitare për mocion, duke shkelur një pikë të koalicionit qeverisës PDK-LDK, e cila ua ndalonte këtyre partnerëve përkrahjen e mocioneve të të tjerëvë për rrëzim të qeverisë së koalicionit.

http://kallxo.com/pdk-e-shkel-marreveshjen-e-koalicionit-ldk-ne/