Ilustrim Pensionistët duke luajtur shah. REL

INDEP prezanton raportin 'Reforma pensionale...'

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban diskutimin ”Reforma pensionale: rruga që duhet ndjekur”.

Në këtë tryezë do të prezantohet edhe punimi i dytë në kuadër të projektit “Reforma e sistemit pensional”.

Ky punim vjen si rezultat i 10 takimeve me hisedarët e sistemit pensional në 5 rajone të Kosovës, respektivisht, Mitrovicë, Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Gjakovë dhe konsultimeve të vazhdueshme me ekspertë të kësaj fushe.

Diskutimet nëpër këto takime kanë rezultuar në një punim gjithëpërfshirës që i adreson shqetësimet dhe propozimet kryesore për procesin e reformës së sistemit pensional.

Tryeza do të mbledhë deputetë, zyrtarë të partive politike, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, përfaqësues të shoqatave të pensionistëve, përfaqësues të shoqërisë civile dhe akterë tjerë të rëndësishëm, të cilët do të diskutojnë rreth kësaj teme shumë të rëndësishme për secilin nga ne. Ngjarja mbahet në Hotel Swis Diamond në ora 10.