Dekani i Ri Përmend Kohën e Faruk Begollit

Ai tha se nuk e ka menduar më herët konkurrimin për dekan.

“Nuk e kam menduar që konkurroj për dekan të fakultetit. Në proces e sipër më kanë ardhë ambiciet, besoj që për çdo gjë ka me qenë afër juve edhe ka me qenë zyra hapur për studentë edhe për juve, për të gjithë ata që më kanë votuar dhe për ata që nuk më kanë votuar,” u tha Selimi anëtarëve të Këshillit Drejtues të Fakultetit të Arteve pas zgjedhjes.

Selimi tha se gjatë drejtimit të tij të Fakultetit të Arteve dëshiron të kthehet atmosfera që krijonte Faruk Begolli.

“Kisha pas dëshirë që të kthehet të paktën një atmosferë dhe seriozitet si në kohën e profesor Farukut[Begolli] dhe një sinqeritet më i  madh, e atë sinqeritet e kemi ndjerë  vetëm te Faruku,” tha dekani Selimi.

Faruk Begolli artisti i njohur kosovar vdiq në vitin 2007.

Selimi mori 24 vota nga anëtarët e Këshillit Drejtues të Fakultetit të Arteve, ndërsa kundërkandidati i tij fitoi 16 vota.

Selimi u zgjodh dekan pas raundit të tretë të votimit.