Shifër e lartë e ndotjes së ajrit në Prishtinë

Niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë përsëri ka shënuar rritje.

Sipas matjes së cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikanë në Prishtinës, niveli i ndotjes është shumë i pashëndetshëm.

Në matjen e regjistruar në orën 20:00, ndotja e ajrit ka arritur në 259. Ky numër njëherësh shënon edhe ajrin më të ndotur në rajon.

Këto matje rekomandojnë që në këtë nivel të ndotjes “Fëmijët dhe të rriturit, dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të kufizojnë qëndrimin e gjatë në natyrë”.