Shfaqja ‘Tango’ jepet sot premierë në ‘Dodonë’

Në Teatrin e Qytetit të Prishtinës “Dodona” jepet sot premiera e shfaqjes “Tango” me tekst të Albana Mujës dhe regji të Ekrem Sopit.

“Tango” shfaqet në ora 21:00, ndërsa do të ketë edhe një reprizë, një natë më pas, më 22 maj 2019 po në të njëjtën orë.

Shfaqja “Tango” rrëfen historinë e dy grave të dëshpëruara, të cilat tashmë ndodhën në një klinikë të pazakonshme. Aty ato rrëfejnë historitë e tyre, në një shoqëri paragjykuese dhe me plotë pengesa duke penguar të shpalosin aftësitë e tyre.

Në shafqje lujanë Anisa Ismaili dhe  Rabije Kryeziu. Muzika është bërë nga Memli Kelmendi. Skena nga Bujar Selimi, Shkumbin N. Miftari interpreton në fizarmonikë,  fotot nga Avni Selmani, ndërsa dizajni i dritave nga Skënder Latifi.