Shfaqja ‘Stigma - Kërko të drejtën tënde’ jepet nesër në Vushtrri

Qendra Rinore “Hareja” në Vushtrri shfaq nesër, më 17 prill 2019, në ora 13:00 shfaqjen për teatër “Stigma – Kërko të drejtën tënde” me regji të Lulzim Bucollit.

Shfaqja Forum Teatër – “Stigma – Kërko të drejtën tënde” trajton një temë të ndjeshme kolektive, që ka prekur gati çdo vend të dalë nga konflikti, çdo vajzë, grua apo familje që i kanë mbijetuar dhunës seksuale.

Pas shfaqjes do të ketë edhe një bashkëbisedim, ku audienca do të ketë mundësinë që të diskutojë me personazhet lidhur me çështjet të cilat janë adresuar gjatë shfaqjes.

Në shfaqje luajnë: Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi dhe Gani Rrahmani.