Shfaqja me kukulla 'Minuku lozonjar' jepet nesër në Teatrin ‘Dodona’

Teatri i qytetit të Prishtinës, “Dodona” do të shfaq nesër, e shtunë, 3 nëntor 2018, shfaqjen me kukulla “Minuku lozonjar” me tekst të Samjuel Jakovljeviq -Marshak dhe regji të Melihate Qenës.

Shfaqja jepen në dy terminë, në ora 12:00 dhe 13:00 dhe rrëfen historinë e një minuk, i cili nuk rehatohet as në prehrin e nënës, pavarësisht se ajo i këndon ninulla.

Një ditë në tollovinë e qytetit pas një aksidenti, minuku largohet nga nëna e vet dhe humbet.

Në rrugëtimin e tij ai takon shumë kafshë të ndryshme dhe në fund takon edhe një mace e cila… Se çfarë do të ndodhë me minukun gjatë udhëtimit të tij do ta mësoni të shtunën në Teatrin e Kukullave.

Në shfaqje luajnë: Roza Berisha, Valdet Rama, Avni Hoti, Faik Gashi, Avdi Azemi dhe Melihate Qena