Shfaqja ‘Kaligula’ jepet sot dhe nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Teatri Kombëtar i Kosovës do të rikthen sot në skenën e tij, duke filluar nga ora 20:00, reprizën e shfaqjes “Kaligula” të Albert Kamysë me regji të Kushtrim Koliqi

Kjo shfaqje do të jetë në skenën e TKK-së edhe nesër mbrëma, 21 nëntor 2018, po në të njëjtin termin.

Drama “Kaligula” e Kamysë e realizuar në skenën e TKK-së nga Koliqi vjen si reagim ndaj realitetit të sotëm kosovar, ku pabarazia dhe anomalitë e ndryshme po mbysin shoqërinë kosovare.

Aktorët e kësaj shfaqje janë: Adrian Morina, Almir Suhodolli, Ard Islami, Armend Baloku, Besart Sllamniku, Gresa Pallaska, Meli Qena, Shkëlzen Veseli dhe Ylber Bardhi.