Qentë endacakë në qendër të Obiliqit | Foto: KALLXO.com

'Sheshi i Qenve Endacakë’ në Obiliq

Një grup i qenve endacakë janë “rrezitur” dhe kanë dremitur sot në qendër të Obiliqit.

Në fotografitë e ardhura në KALLXO.com shihen këta qen duke qëndruar shtrirë pranë disa lokaleve në këtë qytet.

Të tjerë qen endacakë, të fotografuar përafërsisht në të njëjtën kohë, janë parë edhe te disa kontejnerë mbeturinash në Obiliq duke kërkuar “hisen” e tyre të ushqimit.

KALLXO.com shkroi edhe për praninë e qenve endacakë në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Vushtrri.

http://kallxo.com/pulat-dhe-qente-vizitore-ne-oborrin-e-qendres-se-mjekesise-familjare/

Në shkurt të këtij viti KALLXO.com shkroi se një prokuror i EULEX-it vazhdimisht i ushqen qentë endacakë afër gjykatës në Mitrovicë.

http://kallxo.com/prokurori-flynn-ushqen-qente-endacake/

Në Kosovë ka pasur shpesh kafshime dhe sulme nga qentë endacakë.

http://kallxo.com/qente-endacake-lendojne-rende-nje-person/

http://kallxo.com/video-4-vjecari-nga-prishtina-sulmohet-nga-qente-endacake/