Vojisllav Sheshel - Foto: REL/AP

Sheshel: Të presim të shkojë NATO e t’i vërsulemi Kosovës

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, vazhdon me logjikën e viteve ’90, sa i përket çështjes së Kosovës.

Në një deklaratë në profilin e tij në Twitter, Sheshel ka thënë se për ta çliruar Kosovën duhet që me forca të fuqishme ushtarake e policore të dëbojmë çdo shqiptar që nuk e njeh shtetin serb.

“Por, këtë nuk mund ta bëjmë përderisa NATO është atje. Prandaj, të presim që të shkojë NATO e ne të vërsulemi dhe të mbajmë nën kontroll të rreptë bile një pjesë të Kosovës”, ka theksuar Sheshel, raporton mediumi serb “Blic”.

Vojisllav Sheshel është dënuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte.