Bilall Sherifi - Foto: Atdhe Mulla

Sherifi: Sa lojëra të fatit duhet t`i hapësh që të quhesh 'Qeveri e Kazinosë'

Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-së, Bilal Sherifi gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend është shprehur se përkrah rezolutën për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit, duke shtuar se Qeveria duhet të ndërmarr hapat e nevojshëm në vazhdim.

“Nisma si grup parlamentar do ta mbështet këtë iniciativë për të kaluar këtë rezolutë që pastaj Qeveria të ndërmarr në vazhdim hapat e nevojshëm. Kam një pyetje, sa lojëra të fatit dhe kazino duhet t’i hap një Qeveri që të quhet qeveri e “kazinosë”. Për shembull, Qeveria e koalicionit PAN në krye me Haradinajt në vitin 2018 ka licencuar 4 qendra të lojërat të fatit ndërsa në 2017 deri në 42. Sa duhet të licencosh, dhe të tolerosh pa leje që të quhesh “Qeveri e Kazino-së” 42 a 4?”, tha Sherifi.

Ai thotë se duhet luftuar që këto biznese pas vendimit të Qeverisë mos të zhvillojnë aktivitetin e tyre në mënyra të tjera.

“Të jeni të sigurt që kjo nuk do të hiqet sikur me shkop magjik por përgatituni që këtë dukuri ta luftoni në vendet ilegale, ne po detyrojmë që të zhvendosen në shpi dhe vende tjera të fshehura. Duke i ndaluar nuk i ke hequr por krijohet iluzioni qe pas të merret një vendim e kemi zhdukur por jo, mbet ende në mesin tonë. Duhet ta luftojmë në njërën anë që të mos vazhdoj në forma vërtete ilegale, se njerëzit që kanë kriju varësi .gjeni ilaqë edhe për këtë. Vrasje ka pasur edhe më parë, le të ndalemi ajo që marr vesh ta mbështesim rezolutën që qeveria të merr hapat konkret”, u shpreh ai.