Bilall Sherifi - Foto: Atdhe Mulla

Sherifi opozitës: Për ta shpëtuar Kosovën nuk jeni mjaft ju duhemi edhe ne

Bilall Sherifi, kryetar i GP të NISMA, tha se ka tre muaj që e bëjnë debatin në Kuvend e në studio televizive por sipas tij nuk ka gatishmëri se si ta ndalin Serbinë.

Sherifi tha se kur vijmë te pika se si ta ndalin Serbinë thuhet se “një herë duam zgjedhje pastaj flasim për pika tjera”.

“Do me thënë pikënisje është pushteti. Kur vjen puna që të bëhen bashkë me neve ta ndalim Serbinë thonë se ju s’jeni të mirë duhet me shku në zgjedhje. Nëse tash dëshironi të dilni si shpëtimtar të Kosovës atë herë duhet ta pranoni faktin se nuk jeni mjaft për ta shpëtuar Kosovën ju duhemi edhe ne”, ka Sherifi.

Sherifi në emër të NISNA-s, tha se nëse janë gati që ta ndalin një projekt për të cilin është fol jo formalisht, atë herë kërkoi që të mos kufizohen vetëm në atë çka nuk kanë institucionet tjera se çka nuk kanë të drejtë të bëjnë por për çka kanë të drejtë të bëjnë.

Sipas tij pikat që u lexuan nga shefi i GP të PDK-së Memli Krasniqi janë propozime të përbashkëta të tyre.

https://kallxo.com/gjashte-pikat-e-pdk-se-per-dialogun-me-serbine/

 

https://kallxo.com/hoti-ideja-e-korrigjimit-te-kufijve-eshte-korrigjim-i-deklarates-se-pavaresise/

https://kallxo.com/psd-thote-se-rezoluta-per-dialogun-duhet-te-plotesohet/

https://kallxo.com/konjufca-presidenti-nuk-eshte-pushteti-i-katert/