Bilall Sherifi: Foto: KALLXO.com

Sherifi: Nuk Ekziston Miqësia me Diktatorët

Deputeti i Nismës Socialdemokrate Bilall Sherifi tha se nuk mund të ketë miqësi me diktatorët.

Pasi kryetari i Turqisë Erdogan i kërkoi llogari Ramush Haradinajt për lirimit nga detyra të ministrit të brendshëm dhe drejtorit të AKI-së, reagoi Bilall Sherifi.

“Raportet e mira me një diktator mbështeten vetëm në qasjen që e përcakton diktati: kriter të vetëm kanë lojalitetin e pa kusht dhe të vazhdueshëm vetëm ndaj diktatorit”, shkroi Sherifi.

Sipas Sherifit, një miqësi e tillë përfundon “në momentin e parë që refuzohet t’i shërbehet dhe të plotësohen kërkesat e tij!”.

Sherifi më tutje shkroi se rruga më e mirë është të mos u shërbehet diktatorëve.

“E vetmja rrugë për të dalë nga spiralja e raporteve të tilla disimetrike është që të mos i shërbehet kurrë diktatorëve! Rrugë tjetër nuk ka!”, shkroi Sherifi.