QKUK - Foto: KALLXO.com
Shërbimi Spitalor i Kosovës me Bord të Ri
06.10.2017 - 15:13
Qeveria e Kosovës miratoi përbërjen e re të Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Bordi i ri, mandati i të cilit do të jetë 3 vjeçar kanë në përbërje 6 anëtarë.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili prezantoi përbërjen e re të këtij bordi.
Në të do të jenë Shemsi Veseli, Fatmir Dragidella, Naser Ramadani, Mirdita Hajdari, Ardian Ferizi dhe një ekspert i menaxhimit shëndetësor i cili do të zgjidhet me konkurs.