Hysri Peqani - 'Burdushi'
Shërbimi Korrektues jep detaje për tentimvetëvrasjen e ‘Burdushi-t’
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaqi ka sqaruar rastin e datës 25 shkurt ku mjeku popullor ‘Burdushi’ ka tentuar të vetëvritet.
KALLXO.com raportoi sot se mjeku popullor, Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”që gjendet në paraburgim, ditë më parë ka tentuar të vetëvritet.
Drejtori i burgjeve, Nehat Thaqi për KALLXO.com ka thënë se 11 ditë më parë, rreth orës 5 të mëngjesit ‘Burdushi’ ka tentuar të bëj vetëvrasje me çarçaf, por veprimi është ndaluar pasi është zbuluar nga zyrtarët e SHKK-së.
“Mënyrën e tentimvetë varjes e ka bërë duke e lidhur çarçafin për TV të cilën po ashtu e ka në dhomë . Pasi që është dëgjuar një zhurmë në dhomë, zyrtarët korrektues kanë reaguar shpejt dhe kanë parandaluar një tentativë te tillë ende pa filluar (në fazën fillestare) “, ka thënë drejtori Thaqi për KALLXO.com
Ai shtoi se Burdushit i është dhënë ndihma mjekësore si dhe i është bërë kontroll mjekësor.
“Te paraburgosurit në fjalë i është dhënë ndihma mjekësorë dhe i është bërë kontrolli mjekësor , me ç’ rast është konstatuar se nuk ka kurrfarë lëndime përveç shqetësimit dhe flustrimit . Ne bazë të deklaratës së dhënë nga i paraburgosuri , këtë veprim e ka bërë në shenjë te pakënaqësisë se vendimit te Gjykatës dhe të padrejtësisë që i është bërë atij”, tha Thaqi për KALLXO.com
Tentimi vetëvrasjen e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe avokati i ‘Burdushit’, Asdren Hoxha.
https://kallxo.com/burdushi-tentoi-vetevrasjen-me-carcafe/