Arkiv

Shënohet Dita e të Pagjeturve

Sot në Kosovë shënohet 27 Prilli – Dita e të Pagjeturve të Kosovës.

Tubimi qendror do të mbahet në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovë, ku  marrin pjesë përfaqësuesit e lartë të shtetit të Kosovës dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Paraprakisht do të bëhen homazhe tek obelisk i të pagjeturve në Prishtinë dhe në  Kompleksin Memorial në Mejë.