Shënohet dita e përkujtimit të viktimave të aksidenteve në komunikacionin rrugorë

Marrë parasysh numrin e madh të aksidenteve në komunikacionin rrugor në nivel vendi, sidomos atyre me fatalitet, shoqata Qendra për Zhvillim Multikulturor – Impact e shënon ditën vendore të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugorë.

Shënimi i kësaj dite ka për qellim që nëpërmjet përkujtimi të viktimave në trafikun rrugor të rrisim shkallën e ndërgjegjësimit qytetar dhe institucional rreth sigurisë në rrugë në mënyrë që të kemi numër më të vogël aksidentesh , respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë.

Sivjet, kjo ditë do të shënohet  nën moton: “ T’i kujtojmë e mos të lëndojmë ”. Ky event do të përfshij realizimin e tri performancave paralele artistike dhe sensibilizuese, në tri rrugë të kryeqytetit tonë, Prishtinës.

Rrugët ku do të zhvillohen performancat janë: rruga Garibaldi përbrij Hotelit Grand, në vendkalim të këmbësoreve, rruga Agim Ramadani para Hotel Sirius në vendkalim të këmbësoreve dhe rruga Luan Haradinaj para New Born në vendkalim të këmbësoreve.

Shfaqjet do të zhvillohen në mes të rrugës për qarkullim makinash, ku gjatë tërë kohës do të asistoi policia, duke mbajtur të stopuar qarkullimin, deri në përfundim të tyre.

Nëpërmjet këtij njoftimi Impact i informon të gjithë shoferët, që janë duke qarkullua në tri rrugët e sipërpërmendura, se gjatë shfaqjes së performancave, do të jetë e ndaluar rënia e borive, për shkak të ndotjes akustike.

Performancat e sivjetme do të realizohen në bashkëpunim në mes të QZHM -Impact, Shkollës se Mesme të Muzikës “ Prenkë Jakova” dhe  Studios së Baletit  “ Let’s Dance”.

(Përbrall Hotelit Grand në vendkalim të këmbësoreve, para Hotel Sirius në vendkalim të këmbësoreve dhe para New Born në vendkalim të këmbësoreve, ora 12:00)