Kontenjerë mbeturinash në Prishtinë

Shënohet Dita Botërore e Mjedisit

Ministria e Mjedisit dhe  Planifikimit Hapësinor mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, do të shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit me një sërë aktivitetesh, ndërsa manifestimi qendror do të mbahet në parkun e Gërmisë.

UNDP do të ketë tendën ku do të promovoj/paraqet projektet dhe iniciativat që janë ndërmarrë për mbrojtjen e mjedisit, zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe me fokus të veçantë në  vetëdijesimin e qytetarëve për të luftuar ndotjen e ajrit.

Gjatë aktiviteteve do të shpërndahen edhe materiale promovuese të projekteve përfshirë edhe shiritat e gjelbër – “Green Ribbons”. Të gjithë ata që bëhen pronarë të Green Ribbon zotohen ta mbrojnë mjedisin ku jetojnë.

Në ngjarje do të marrin pjesë Fatmir Matoshi, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Meelis Munt, Zv. Ministër i Mjedisit nga Estonia, Znj. Alessandra Roccasalvo, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës, Thomas De Groote, drejtor i “River Cleanup”, përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve mjedisore, aktivistë dhe mysafirë.

(Parku i Gërmisë, ora 11:00)