Librat - Foto: KALLXO.com

Shënohet Dita Botërore e Librit

Çdo 23 prill, në mbarë Botën shënohet Dita Botërore e Librit. Ideja për këtë ditë buron nga Katalonja e Spanja, pasi gjithë ata që blinin një libër u dhurohej edhe një trëndafil.

23 prilli është edhe datë e lindjes apo vdekjes së shumë prej krijuesve më të njohur të botës. Në këtë ditë kanë vdekur kolosët e letrave botërore,  Shekspiri, Garcilaso de la Vega,  Maurice Druon, K. Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla, etj.

Nisur nga kjo, por edhe me qëllim të vetëdijesimit për librin dhe krijimtarinë, 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të kësaj organizate.

Edhe në Kosovë, çdo 23 prill organizohen aktivitete të ndryshme për shënimin e kësaj dite.

Një aktivitet i tillë është planifikuar sot, në Fakultetit Filologjik, në ora 14:30 me ç’ rast do të zhvillohet në bashkëbisedim me shkrimtarin Primo Shllaku.