Zbulohet vaksina që ul kolesterolin e keq

Një injeksion dy herë në vit që zvogëlon kolesterolin e keq për të mbrojtur zemrën është zgjidhja e kompanisë NHS me qendër në Britaninë e Madhe, shkruan BBC NEWS.

Miliona njerëz marrin statina ilaçe kundër yndyrërave çdo ditë për të ulur kolesterolin.

Një hap revolucionar në shkallë të gjerë do t’u ofrojë pacientëve NHS një formë të re të ilaçit ,duke bërë “heshtjen e gjeneve” nëpërmjet një injeksioni të quajtur “inclisiran”.

Kujtojmë që kolesteroli i keq është një substancë yndyrore në gjak, e prodhuar nga mëlçia, e cila mund të grumbullohet brenda mureve të enëve të gjakut, duke i ngushtuar ato dhe duke rritur rrezikun e sulmit në zemër ose goditjes në tru./21Media