Vlerat ushqyese të mandarinës

Me konsumimin e këtij fruti trupi ynë merr vitaminën A, B1- B2-B3, vitaminën C dhe po kështu kalcium, hekur, proteina, sheqer dhe ujë.

Përveç këtyre vitaminave dhe minerale, mandarina është burim i pasur me folate dhe beta-karroten, çka i shton përfitimet shëndetësore të saj.

Falë përbërësve të saj, mandarina është aleate e kockave dhe mirëfunksionimin e zemrës dhe zorrëve, ndërsa ndihmon në luftën kundër shumë sëmundjeve.

Mandarinat pa frikë mund të quhen agjentë të pastrimit të gjakut pasi ato ndihmojnë në nxjerrjen e substancave toksike dhe të padëshirueshme nga trupi.

Mandarinat stimulojnë ndarjen e qelizave dhe gjenerojnë qeliza të reja.

Mandarina është e njohur edhe për tonifikimin e sistemit nervor dhe ndihmon për një qëndrim më aktiv gjatë ditës.

Mandarinat ndihmojnë në tretjen e ushqimit, mbajnë ekuilibrin e drejtë midis acidit dhe qetëson të gjitha infeksionet e stomakut dhe inflamacionet.

Aleat i bukurisë

Mandarina është një burim i mirë i vitaminës A, ndaj dhe nëse vuani nga ndonjë problem i lëkurës, rekomandohet konsumimi i këtij fruti dhe aplikimi i produkteve që janë derivate të kësaj vitamine.

Kur është fjala për shërimin e plagëve dhe dëmeve të tjera të lëkurës, vitamina A është e domosdoshme për këto, pasi ndihmon lëkurën të rindërtojë indet.

Vlerat ushqyese për çdo 100 gr mandarina: Ujë 81,4 g, karbohidrate 17,6 g, sheqer 17,6 g, proteina 0,9 g, yndyra 0,3 g, kolesterol 0 g, fibra 1,7 g, kalium 210 mg, hekur 0,3 mg, kalcium 32 mg, fosfor 19 mg, vitaminë B1 0,08 mg, vitaminë B2 0,07 mg, vitaminë B3 0,3 mg, vitaminë A 18 mg, vitaminë C 42 mg. /21Media