Vetitë e mira të vajit të rigonit

Vaji i rigonit të egër merret nga lulet dhe gjethet e bimës, dhe njihet si një veprim i fuqishëm antimikrobik që lufton me sukses infeksionet.

Falë vetive antibakteriale, antifungale dhe antivirale, vaji i rigonit përdoret gjerësisht në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Si një barishte e freskët, vaji i rigonit të egër përmban nivele të larta të antioksiduesit.

Zakonisht merret gjatë ftohjes, ose administrohet nga jashtë për infeksione të lëkurës.

Është e rëndësishme të dini se në rast të sëmundjeve serioze, ose në shtatzëni dhe laktacion, duhet të këshillohet mjeku specialist.

Meqenëse shumë sëmundje shkaktohen nga mikroorganizmat, është e rëndësishme të dini se vaji i rigonit të egër lufton me sukses mikrobet e dëmshme dhe është efektiv në parandalimin dhe luftimin e infeksioneve, siç janë vaginoza bakteriale (Candida), infeksioni i traktit urinar (Escherichia coli), klamidia, helmimet nga ushqimi (salmonelë, listeria…) dhe infeksione të ndryshme të mushkërive.

Rigoni i egër mund të përdoret si bimë në përgatitjen e ushqimit, çajit ose në formën e vajrave.

Kur bëhet fjalë për vajin, rekomandohet që ta kombinoni me vajin e ullirit, pasi ndihmon me dhimbjet e muskujve.

Si të përdorni vajin e rigonit të egër?

Derdhni 2-3 pika vaj rigoni të egër në një gotë me ujë për të qetësuar fytin, përzieni një deri dy pika vaj rigoni të egër me një dozë të vogël të vajit të arrës së kokosit ose aloe vera dhe aplikoni në puçrra, psoriasis, plagët e mbyllura të lëkurës ose kërpudhat e thonjve, derdhni 3-4 pika vaj rigoni të egër në një gotë ujë dhe pini 2-3 herë në ditë para ngrënies për të forcuar sistemin tuaj imunitar. Vendosni një pikë rigoni të egër në një furçë dhëmbësh për të vrarë bakteret që shkaktojnë frymë të keqe./21Media