Ilustrim

Vendosja e maskës mund t'u sigurojë njerëzve imunitet ndaj COVID-19, thonë studiuesit 

Vendosja e maskave mund ta reduktojë ashpërsinë e virusit dhe të na dëshmojë se një proporcion më i madh i infektimeve jane asomtomatike.

 

Maskat e fytyrës mund të jenë duke u dhënë njerëzve, paqëllimshëm, imunitet ndaj Covid-19 dhe duke i bërë ata të sëmuren më pak nga virusi, thotë e përditshmja britanike, The Telegraph

Sipas revistës së përjavshme mjekësore ‘New England Journal of Medicine’, është dicka premtuese se veshja universale e maskave mund të ndihmojë në uljen e ashpërsisë së virusit dhe duke siguruar që një pjesë më e madhe e infeksioneve të reja janë asimptomatike.

Nëse pranohet kjo hipotezë, argumentojnë akademikët, atëherë mbajtja universale e maskave mund të bëhet një formë e variolacionit (inokulimit) që do të gjeneronte imunitet dhe “në këtë mënyrë do ngadalësonte përhapjen e virusit në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë” ndërkohë që bota është në pritje të një vaksine.

Kjo gjë po del në pah teksa provat në rritje sugjerojnë se sasia e virusit ndaj të cilit dikush është i ekspozuar në fillim të infeksionit – “doza infektive” – mund ta përcaktojë ashpërsinë e sëmundjes së tyre. Në të vërtetë, një studim i madh i botuar në ‘The Lancet’, një revistë e përjavshme e përmbledhjeve mjekësoreë, muajin e kaluar zbuloi se “ngarkesa virale në diagnostikim” ishte një “parashikues i pavarur i vdekshmërisë” tek pacientët e spitalit.

Tutje, The Telegraph transmeton se veshja e maskave mund të zvogëlojë dozën infektive ndaj të cilës ekspozohet përdoruesi dhe, më pas, ndikimin e sëmundjes, pasi maskat filtrojnë disa spërkla të virusit.

Nëse kjo teori vihet në implementim, argumentojnë studiuesit, atëherë mbajtja e maskave në mbarë popullatën mund të sigurojë që një pjesë më e lartë e infeksioneve ndaj Covid-19 të jenë asimptomatike.

Ndërkohë që kjo hipotezë duhet të mbështetet me më shumë studime klinike, eksperimentet e bëra në brejtës  kanë lënë të kuptohet një lidhje midis dozës dhe sëmundjes. Në fillim të këtij viti, një ekip studiuesish në Kinë zbuluan se lloj brejtësish të akomoduar prapa  pengese të bërë me maska kirurgjikale kishin më pak të ngjarë të infektoheshin nga koronavirusi. Ata brejtës që ranë në kontakt me virusin u sëmurën më pak se brejtësit tjerë që nuk kishin maska të vendosura si masë mbrojtjeje.

Disa observime të ngjashme të gjetura tek njerëzit duket se e mbështesin këtë hipotezë gjithashtu. Pas shpërthimit të koronavirusit në një anije të mbyllur argjentinase të lundrimit, për shembull, ku udhëtarët ishin të pajisur me maska kirurgjikale dhe personeli me maska N95, shkalla e infeksionit asimptomatik ishte 81 përqind. Kjo krahasohet me 20 përqind në epidemitë e mëparshme të anijeve turistike pa maskim universal.

Përgatiti: Nuhi Shala