U.D. i ShSKUK, Valbon Krasniqi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Valbon Krasniqi: Spitalet tona janë të ngarkuara me pacientë me COVID-19

U. d. i drejtorisë së ShSKUK-së, Valbon Krasiqi, tha se Spitalet Rajonale dhe Klinika e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të ngarkuara me pacientë me COVID-19.

Krasniqi potencoi se rreth 700 pacientë janë me oksigjeno –terapi përderisa një numër i lartë i pacientëve janë në respiratorë.

“Më shumë se një muaj spitalet tona janë më se të ngarkuara e kemi arritur shtimin prej 100 pacientëve të shtrirë në klinikat e QKUK dhe Spitalet Regjionale poashtu është i lartë numri i pacientëve që e kemi në oksigjeno- terapi rreth 700 kemi sot dhe është një numër i madh i pacientëve që janë në respirator dhe të intubuar apo në maskën CPAP”, tregoi Krasniqi.

Gjithashtu ai tha se situatë është e rënduar dhe kemi nevojë për kujdes shtesë në mënyrë që të mos ngarkohen edhe më shumë spitalet në vend.

Sot në Kosovë u regjistruan edhe 478 raste të reja me COVID-19, u shpallën të shëruar 690 ndërsa kanë vdekur 11 persona të tjerë brenda 24 orëve.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.