Ushqimi me bazë bimore mund të parandalojë diabetin e tipit 2

Përzgjedhja e ushqimit bazuar në ushqime me prejardhje bimore mund të ndihmoj në parandalimin e diabetit të tipit 2, raporton CNN.

Frutat, perimet, drithërat, bishtajoret dhe arrat  duhet të përfshihen në dietën tuaj ditore, thotë studimi ibotuar në revistën JAMA Interior Medicine të hënën.

“Ne zbuluam konsumimi i dietave të bazuara në bimë ishte e lidhur me zvogëlimin e 23% të rrezikut të diabetit,” tha Dr. Qi Sun, një profesor i asociuar në Departamentin e të Ushqyerit në Harvard.

Studimi thotë se një dietë e shëndetshme shëndetshme  së bashku me ushtrime të rregullta, mbajtjen e një peshe të shëndetshme të trupit dhe mos pirjen e duhanit janë ndër mënyrat më të mira për të parandaluar shfaqjen e diabetit tip 2.

Më shumë se 30 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara, ose rreth 1 në 10 persona, kanë diabet dhe deri në 95% e tyre kanë diabet tip 2, sipas Qendrave të SHBA –ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Në nivel global, diabeti është në rritje – numri i njerëzve me diabet është ngjitur nga 108 milion në 1980 në 422 milion në 2014, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, raporton CNN.

Burimi – LINK