Ushqimet që janë më të rrezikshme sesa cigarja

Viteve të fundit, dietat e pabalancuara vrasin njerëzit më shumë sesa duhani.

Shkencëtarët zbuluan se mungesa e lëndëve ushqyese të rëndësishme mund të ketë ndikim negativ në shëndetin tuaj.

Sidoqoftë, disa produkte të cilat i përfshini në dietat tuaja për shkak të cilësive të dobishme, mund t’ua shkatërrojnë trupin.

Në mesin e tyre janë edhe lëngjet e frutave që duken të shëndetshme në krahasim me pijet e gazuara, por ato mund t’ju çojnë një hap më afër diabetit.

Lëngjet e freskëta të frutave

Frutat konsiderohen të shëndetshme për tu ushqyer dhe lëngjet e frutave mund t’i shtoni në rutinën tuaj ditore. Sidoqoftë, si lëngje, frutat i humbin shumicën e elementeve të shëndetshme, si fibrat që luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e diabetit, problemeve me zemër apo mbipeshës.

Për më shumë, konsumimi i pakontrolluar i lëngjeve, mund të shkaktojë probleme shëndetësore për shkak të sasisë së madhe të sheqerit. Në fakt, disa nga to kanë shumë sheqer, sa një kanaçe e Coca Colas. Rekomandohet ta hani një frutë  në vend se të pini lëngje frutash. Një pemë është e mjaftueshme për t’ju ngopur ju dhe nuk do të kërkoni të hani diçka të ëmbël, përderisa për ta bërë një lëng, ju duhen disa frute në të njejtën kohë, transmeton rtv21.tv

Sushi

Sushi nuk është i dëmshëm. Por, përbërësit e tij dhe aditivët në sushi shkaktojnë probleme. Ata përmbajnë shumë majonezë, djathë krem, salca dhe produkte të tjera të diskutueshme që rrisin vlerën ushqyese të sushit dhe ndikojnë që të merrni shumë kalori brenda një dite.

Megjithatë, për të shmangur problemet me peshën vendosni përbërës më të thjeshtë, si salmon apo diçka tjetër.

Drithërat

Drithërat gjithmonë janë konsideruar si zgjidhje e thjeshtë për një mëngjes të shëndetshëm dhe me vlera ushqyese. Sidoqoftë, jo të gjitha drithërat kanë të njëjtat benifite.

Shumica nga to janë krijuar me kokrra të rafinuara. Gjatë këtij procesi, drithërat humbin sasi të madhe të fibrave dhe përbërësve të tjerë, që ju ndihmojnë të jeni të ngopur. Për të mos përmendur sasinë e sheqerit në drithëra që ato të jenë më të shijshme dhe të jenë më tërheqëse për fëmijët.

Buka e bardhë

Edhe buka e bardhë është produkt tjetër i krijuar nga kokrra të rafinuara, që ka mungesë të përbërësve të shëndetshëm dhe fibrës. Përderisa fibra ju ndihmon të jeni të shëndetshëm dhe në formë, të keni qarkullim të mirë të gjakut dhe ta zvogëlojë rrezikun e diabetit dhe problemeve kardiovaskulare, fakti që buka e bardhë nuk i ka këta përbërës, ndikon që t’i keni këto probleme. Andaj, buka me drithëra të plota është alternativë e mirë. Për më shumë, studimet kanë dëshmuar se konsumimi i rregullt i bukës me drithëra zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të lartcekura, përcjellë rtv21.tv.

Ushqimet pa yndyrë

Vitet e fundit, ushqimet pa yndyrë u shpërndanë tej mase. Derisa nutricionistët e kuptuan se prodhuesit filluan të zëvendësojnë yndyrat e shëndetshme me sheqerin e përpunuar në mënyrë që të ruajnë aromën natyrale të produktit. Kështu që, në vend se të konsumonit ndonjë produkt të shëndetshëm, ju keni konsumuar fjalë për fjalë një bombë të maskuar me sheqer.

Tani ekspertët rekomandojnë të zgjedhni produkte të qumështit që janë të pasura me proteina dhe yndyra të shëndetshme, si gjizë ose kos grek, të cilat nuk përmbajnë sheqer të përpunuar./21Media