Trendi i ri i TikTok #WaterTok ngre shqetësime për pasojat e mundshme shëndetësore

Një nga trendet më të fundit që është shfaqur në TikTok quhet #WaterTok dhe përfshin shtimin e pluhurave dhe shurupeve me shije të ëmbël në ujë për ta bërë atë të shijojë më mirë. Megjithatë, duke filluar nga dentistët e deri tek nutricionistët, shumë ekspertë të shëndetit paralajmërojnë për dëmtime si pasojë e këtij trendi.

Dentistët po paralajmërojnë për rreziqet që paraqet dhe trendi ka mbledhur më shumë se 100 milionë shikime në TikTok, duke thënë se sheqernat në produktet e përdorura mund të ndikojnë në dhëmbët tuaj – duke e gërryer smaltin e dhëmbëve dhe duke e shkaktuar prishjen e dhëmbëve.

Ka shkaktuar reagime edhe nga ekspertë të tjerë të shëndetit dhe nutricionistët pohojnë se ëmbëlsuesit e pranishëm në alternativat “pa sheqer” mund të jenë të dëmshëm edhe për zorrët e trupit.

Pavarësisht kësaj, ndikuesit shpërndajnë video duke i rekomanduar recetat e tyre – të cilat përfshijnë një përzierje pluhuri dhe shurupi. Këto produkte të koncentruara e kthejnë ujin e thjeshtë në pije të ëmbla me ngjyra të ndezura.

Ndërkohë që shijet mund t’i japin shije ujit, dentisti britanik Alan Clarke paralajmëroi për ndikimet e mundshme në shëndetin e dhëmbëve.

“Sheqeri i kombinuar me bakteret në gojë krijon acid që e sulmon smaltin e dhëmbëve dhe kjo mund të çojë në probleme të ndryshme me dhëmbët – nga kavitetet deri te zbardhja e ngjyrës”, thotë ai.

Sipas një studimi të vitit 2017 nga shkencëtarët në Malajzi, aspartami – një ëmbëlsues artificial që zakonisht gjendet në disa qese të etiketuara “pa sheqer” – është gjithashtu i lidhur me problemet e sjelljes dhe njohjes.

Ekspertët e ndërlidhin gjithashtu aspartamin me një sërë problemesh shëndetësore gjatë viteve, duke përfshirë një rrezik në rritje të kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Gjithashtu, këta ëmbëlsues e dëmtojnë mikrobiomën e zorrëve duke i prishur bakteret e mira, të cilat mund të rezultojnë në fryrje, siklet, shtim në peshë dhe një rrezik në rritje të sëmundjeve kronike dhe depresionit./Klix.ba

Përgatiti: Nuhi Shala