CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Tre persona vdesin nga COVID-19 në 24 orëve të fundit

Tre persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e infeksionit nga coronavirusi.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër është rritur numri i rasteve të reja të infektuar me COVID19 në 24 orët e fundit në krahasim me një ditë paraprake.

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 461 raste pozitive përderisa dje ishin 368 sosh.

Komuna e Prishtinës ka më së shumti raste pozitive me coronavirus, 179 raste u shënuan vetëm sot.