Tollovi për testim në IKShPK, nuk respektohen masat anti-COVID (VIDEO)

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike nuk janë duke u respektuar masat për parandalim të përhapjes së pandemisë SARS-CoV-2.

Pa distancë e pa maskë janë parë me dhjetëra qytetarë para tendës ku merren mostrat për testim për coronavirus.

Madje qytetarët janë të detyruar t’i shkruajnë të dhënat e tyre në të njëjtën tavolinë dhe në të njëjtin laps kështu duke rrezikuar përhapjen e pandemisë SARS-CoV-2.

Në videot e siguruara nga KALLXO.com shihet grumbulli i qytetarëve dhe injorimi total i masave mbrojtëse, për të cilat vetë IKSHPK bën thirre e jep propozime për respektim strikt.

Për të njëjtën situatë ka KALLXO.com ka raportuar edhe më parë, mirëpo në përgjigjen e Institutit thuhej se është rritur numri i rojeve porse siç edhe mund të shihet nga videot e dërguara në KALLXo.com, masat vazhdojnë të mos respektohen.