Tetë të vdekur për 24 orë nga COVID-19, në mesin e tyre një 37 vjeçar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se tetë persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit me COVID-19.

Në mesin e të vdekurve nga coronavirus është edhe një 37 vjeçar nga Peja.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (81, 77, 65, 78 vjeç), Klinë 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (37 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Suharekë 1 rast (87 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 70.185 raste nga 313.132 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.616 raste të vdekjes.

Dje në Kosovë janë regjistruar nëntë vdekje si pasojë e infeksionit me SARS-CoV-2.