Tetë raste të inflamacionit të zemrës tek fëmijët të vegjël që u vaksinuan kundër COVID-19
Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, tha të enjten se kishte marrë raporte për tetë raste të miokarditit, një lloj inflamacioni i zemrës, tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç të cilët ishin vaksinuar me vaksinën Pfizer (PFE.N) dhe BioNTech kundër COVID-19, raporton Reuters.
CDC kishte deklaruar më parë se normat e raportimit të miokarditit për djemtë e moshës 16 deri në 17 vjeç mund të jenë më shumë se 69 raste për një milion doza të dyta të administruara dhe rreth 40 raste për një milion doza të dyta tek djemtë e moshës 12-15 vjeç.
CDC nuk e ka bërë të ditur nëse beson se ka ndonjë lidhje midis rasteve të miokarditit dhe vaksinës, e as nuk e ka bërë publike shkallën e miokarditit tek grupmoshat e pa vaksinuara.
Kjo agjenci tha se kishte mbi 7 milionë doza vaksinash në grupmoshën 5-11 vjeç në kohën kur ekzaminoi të dhënat, me 5.1 milionë doza të para dhe 2 milionë doza të dyta. Të gjitha këto raste kishin një kurs klinik të butë, tha CDC.
Rastet u raportuan në Sistemin e Raportimit të Ngjarjeve të Padëshiruara të Vaksinave të SHBA-së dhe u prezantuan nga CDC para një paneli me këshilltarë ekspertë.