Studim, mishi i kuq dhe i përpunuar lidhen me sëmundjet e zemrës

Konsumimi i mishit të viçit, qengjit, derrit dhe mishit të përpunuar rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve koronare të zemrës.

Sëmundja koronare e zemrës është  çrregullim i enëve të gjakut të zemrës që mund të çojë në atak kardiak.

Ky përfundim është nxjerrë nga një studim 30 vjeçar, ku është ndjekur gjendja shëndetësore e mbi 1.4 milionë vullnetarëve.

Kërkimi studimor është botuar në revistën shkencore ” Critical Reviews in Food Science and Nutrition”.

Sipas studimit, rreziku për të zhvilluar sëmundje koronare të zemrës u rrit, në momentin kur pjesëmarrësit konsumonin mish në sasi të madhe.

Për çdo 50 gramë mish viçi, mish qengji dhe mish derri të konsumuar, rreziku i sëmundjes koronare të zemrës u rrit me 9%. Racioni i rekomanduar i mishit, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit është rreth 85 gram.

Ndërsa për çdo 50 gramë mish të përpunuar, siç është proshuta, sallami, rreziku i sëmundjes koronare të zemrës u rrit me 18%.

“Mishi i përpunuar duket se është më i dëmshëm për sëmundjet e zemrës”, tha bashkëautorja e studimit Anika Knüppel, një epidemiologe ushqyese në departamentin e shëndetit në Universitetin e Oksfordit./OraNews/.