Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Spitali i Ferizajt funksionon me vetëm një infektolog

Në këtë kohë pandemie nevoja për Infektologë ka qenë e theksuar në nivel vendi.

Spitali Regjional i Ferizajt është duke funksionuar me vetëm një infektolog. Drejtori i spitalit, Jeton Zeqiri, tha për KALLXO.com se infektologu tjetër është dërguar në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës për t’i ofruar ndihmë pacientëve.

“Në spital aktualisht e kemi një infektolog, tjetrin e kanë marrë në Qendrën Klinike Universitare, trajtimin e pacientëve me COVID në Ferizaj e bëjmë në aspektin multidiciplinor do të thotë janë të përfshirë anesteziologët dhe i gjithë stafi. Tre anesteziolog me mua katër”, tha Zeqiri.

Në bisedën për mungesë infektologu ai shtoi se aktualisht kanë mungesë të infermierëve, edhe pse në këtë spital janë 120 infermierë drejtori thotë se janë të pamjaftueshëm.

KALLXO.com pati raportuar edhe më parë për mungesë të stafit shëndetësorë në Spitalin e Ferizajt.

Kujtojmë se në Spitalin Rajonal të Vushtrrisë nuk ka infektologë por as Klinikë Infektive.

Sa i përketë gjendjes epidemiologjike në Spitalin e Ferizajt drejtori thotë se Aktualisht në spitalin e Ferizajt janë të hospitalizuar 64 pacientë, të gjithë janë në oskigjeno-terapi, prej tyre katër janë në gjendje më të rëndë dhe po trajtohen me maskë CPAP.

Dje komuna e Ferizajt ka qenë komuna e dy me më së shumti raste të infektimit me COVID-19 45 raste, përderisa në nivel vendi janë shënuar 501 raste me SARS-CoV-2.

Brenda 24 orëve në Kosovë janë regjistruar 13 vdekje, në mesin e tyre edhe një 42 vjeçar.

Një 42-vjeçar në mesin e 13 të vdekurve nga coronavirusi