Specializantët protestojnë përsëri para Ministrisë së Shëndetësisë
26.5.2022 - 13:28
Një grup i specializantëve kanë protestuar gjatë ditës së sotme para Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kërkuan t’u plotësohen kërkesat për vende të punës.
Me shkrime si : “Mjekët tu ik, ministri në Amerikë”, “Spitalet pa mjekë, populli tuj hjekë”, ata kërkuan që t’u respektohen të drejtat dhe kushtet elementare për vende pune dhe pagesa e kujdestarive të bëhet sipas ligjit të punës.
Specializantët kanë protestuar edhe më herët për mosplotësimin e kërkesave të tyre nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në protestën e janarit të këtij viti, specializantët deklaruan se nuk po paguhen për punën e tyre.
Specializantët protestuan sërish para Ministrisë së Shëndetësisë