Si ndodhi që Covid-19 të zhduket kaq shpejt nga vetëdija jonë kolektive?

Ajo që po e përjetojmë tani është vdekja sociale e pandemisë.

Pas një traume masive vjen harresa masive. Askush nuk dëshiron të flasë më për Covid-in, edhe pse Covid-i e përshkroi çdo dimension të jetës sonë. Por tani ndjehemi sikur përçarja të ishte aq e madhe, e çuditshme, e tmerrshme dhe e papritur, sa nuk mund ta inkorporojmë në tregimet tona të tanishme dhe të ardhshme.

Dhe kështu ne kemi bërë një punë të jashtëzakonshme dhe kryesisht kolektive për të vepruar në atë mënyrë sikur pandemia tani ka marrë fund dhe – edhe më shumë – duke u përpjekur ta harrojmë se ajo madje ka ndodhur.

Pandemia mezi u shfaq si një çështje zgjedhore. Nuk ishte pjesë e diskutimeve kryesore të asnjërës palë, dhe rrallë herë vlerësonte një përmendje, pavarësisht se i diktonte ndryshimet më të rëndësishme të politikave (një dyfishim i punëkërkuesve, një subvencion masiv biznesi në formën e punonjësve, kufij të mbyllur ndërkombëtarë, urdhëra të gjithanshëm – qëndro në shtëpi) në jetët tona.

Vdekjet e lidhura me Covid-in bëheshin publike çdo ditë nga një kryeministër apo president me fytyrë me pamje varri. Një vdekje ishte “shumë”. Tani vdekjet e lidhura me Covid-in janë në rritje dhe askush nuk i mbyll sytë.

Në kulturën popullore, pandemia tregon gjithashtu shenja të lënies së pak, nëse ka ndonjë, elemente gjurmësh.

Për një përvojë kolektive me të cilën do të lidhen fjalë për fjalë të gjithë në tokë, ajo formon shumë pak përmbajtjen tonë kulturore (një përjashtim është libri ‘Inside’ dhe tani ‘Inside the Outtakes’ shkruar nga Bo Burnham  – dy komedi ikonike speciale që nuk e përmendin kurrë pandeminë, por janë pjesë e madhe e saj) .

I ulur në dhomën e shkrimtarëve vitin e kaluar për një shfaqje televizive, u vendos shumë shpejt që të mos përmendej pandemia në serialin që po bënim; do të ishte shumë e keqe që personazhet tanë të mbanin maska ose të kontrolloheshin me barkode QR. Dhe, kësisoji,  nuk u përmend.

Botuesit më thonë se po largohen gjithashtu nga ato që ata i quajnë “romane bllokimi” – libra të shkruar në mbyllje për pandeminë – për të njëjtën arsye. Lexuesit, pasi janë rikuperuar nga dy vjet bllokime, nuk duan t’u kujtohet përvoja.

Edhe vendimet tona shëndetësore dhe mjekësore duken disi të ndotura me një reagim të ashpër në dy vitet e fundit. Marrja e dozës së tretë të vaksinës është e ngadaltë dhe njerëzit janë të ngadaltë për ta marrë vaksinën kundër gripit, ndoshta për shkak se kanë probleme me fyt.

Në SHBA, Washington Post raportoi këtë javë se pavarësisht “regjistrimit të më shumë se 100,000 infeksioneve në ditë – të paktën pesë herë më të larta tani krahasuar me vitin e kaluar” po ndodh një lloj akti kolektiv i refuzimit masiv të pandemisë.

“Prindërit e fëmijëve shumë të vegjël për t’u vaksinuar po bëjnë plane udhëtimi përtej vendit,” shkruajnë ata. “Tetëvjeçarët po shkojnë në bare. Dhe familjet po i festojnë diplomimet dhe dasmat me turma njerëzish kryesisht duke mos e mbajtur asnjë maskë –  marrë parasysh faktin se mund të infektohen. Përsëri.”

Në Australi është e njëjta histori. Rastet janë të paktën 35,000 sosh në ditë, por me një popullsi të vaksinuar, është  sikurse të jetë viti 2019 përsëri.

Në një festë në një kafene të mbushur me njerëz të shtunën mbrëma, dritaret u mbushën me avull dhe njerëzit ishin të ngjitur me njëri-tjetrin. Vajza e ditëlindjes i fryu qirinjtë (grimcat e pështymës lëviznin nëpër ajër, nëpër tortë) dhe më pas të gjithë hëngrëm tortën.

Në festën e natës së hapjes së një festivali të kohëve të fundit të shkrimtarëve, maskat ishin hequr dhe njerëzit e panë vetën në një hapësirë, duke u përqafuar dhe puthur – ndërsa botuesit më thanë se autorët e tyre “po binin si miza” për shkak të Covid dhe po i anulonin ngjarjet e tyre. Aq i thellë është disociimi saqë ne dukemi me dashje të verbër ndaj lidhjes midis qëndrimit 5 cm larg fytyrës së dikujt ndërkohë që shpërndan pështymën mbi të dhe sëmundjes që rezulton pastaj.

Një mik, i cili është i imunokompromentuar, por ka filluar me kujdes të dalë jashtë, më tha këtë javë, “Po shkoja në shtëpi vonë, pranë Imperial natën tjetër dhe pista e vallëzimit ishte e mbushur plot. Edhe pse ishte e bezdisshme për mua… kaq normale, por gjithashtu ndihej e jashtëzakonshme.”

Ajo që duket e jashtëzakonshme për mua është se bllokadat ishin më pak se një vit më parë. 

Në vetëdijen tonë kolektive na duket se kjo gjë ka mbaruar – njëfarësoj. Epo jo në të vërtetë, por, të themi se ka marrë fund, sepse të gjithë, aq shumë, duam që krejt kjo të përfundojë.

Jam kurioz se çfarë ka në psikikën njerëzore që e bën të mundur një gjë të tillë kolektive, se si ndodhi që nga një frikë kolektive të kalojmë në një braktisje kolektive, kaq shumë, shumë shpejt – dhe po e bëjmë këtë në një shkallë kaq masive?

Në maj të vitit 2020, kur gjërat sapo kishin filluar, New York Times pyeti “Kur do të përfundojë pandemia Covid-19? Dhe si do të përfundojë?”

“Sipas historianëve, pandemitë zakonisht kanë dy lloje përfundimesh,” thonë ata. “Mjekësore, e cila ndodh kur incidenca dhe vdekshmëria bien, dhe ajo sociale, kur zbehet epidemia e frikës për sëmundjen. “Kur njerëzit pyesin, “kur do të përfundojë kjo?”, ata në fakt po pyesin për përfundimin social”, tha Dr Jeremy Greene, historian i mjekësisë në Johns Hopkins.

Ajo që po përjetojmë tani është vdekja sociale e pandemisë, e cila është magjepsëse për t’u parë nga një perspektivë sociologjike (ose e tmerrshme, nëse je i pambrojtur ose i cenueshëm për nga imuniteti).

Vaksinimet e kanë lehtësuar ashpërsinë e sëmundjes dhe nevojën për bllokada; braktisja e politikës Zero-Covid ka bërë që qeveritë të mos ketë më nevojë të krijojë masa për ta ndaluar përhapjen; dhe një lodhje në shoqëritë tona duke i shëndrruar shtëpitë tona në shkolla dhe me urdhëra për t’u mbyllur në shtëpi kanë bërë që të ketë pak kundërshtime për t’iu rikthyer jetës së zakonshme dhe normale.

Kjo epokë pandemie tashmë ka përfunduar dhe, ndoshta një ditë, do ta pyesim veten nëse ka ndodhur ndonjëherë./The Guardian