Soft focus on latte coffee cup - vintage effect process pictures

Si mund t'ju ndihmojë pirja e kafesë në ditë për një jetesë më të gjatë

Hulumtimet e reja sugjerojnë se pirja e moderuar e kafesë mund t’ju mbrojë nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës dhe ta parandalojë vdekjen e hershme.

Një nga pijet më të konsumuara në botë, në mënyrë të vazhdueshme provokon një debat të gjatë nëse kafeja është vërtet e mirë për ata që e konsumojnë. Por lajmi i mirë për adhuruesit e kafesë kudo është se një studim i sapo-botuar duket se i shtohet numrit në rritje të kërkimeve që i mbështesin përfitimet nga pirja e kafesë.

Studimi, i publikuar në Gazetën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese (European Journal of Preventive Cardiology), sugjeron se 2 deri në 3 filxhanë kafe në ditë mund t’ju mbrojnë nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës dhe madje edhe nga vdekja e hershme.

“Kafeja e pakafeinuar, e bluar dhe e çastit, veçanërisht me dy deri në tre filxhanë në ditë, u shoqërua me reduktime të konsiderueshme të incidentit [sëmundjeve kardiovaskulare] dhe vdekshmërisë”, shkruajnë studiuesit. “Kafja e bluar dhe e menjëhershme, por jo e pakafeinuar, u shoqërua me aritmi të reduktuar”.

Meqë kafeja është e përhapur në shumicën e shoqërive në mbarë botën dhe deri në 80% e mjekëve rekomandojnë historikisht që pacientët me sëmundje kardiovaskulare ta shmangin kafenë, studiuesit për studimin aktual donin të shqyrtonin nëse ky rekomandim ishte vërtet i justifikuar.

Ja një vështrim më i afërt i studimit dhe pse kafeja mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës dhe ta rrisë jetëgjatësinë tuaj.

Cilat rreziqe për shëndetin reduktohen nga pirja e kafesë?

Studimi vëzhgues analizoi të dhënat nga pacientët që morën pjesë në Biobank e Mbretërisë së Bashkuar, e cila është një bazë të dhënash biomjekësore në shkallë të gjerë dhe burim kërkimi që përfshin zakonet e konsumimit të kafesë për gati 450,000 të rritur. Pacientët e përfshirë në përpjekjet kërkimore ishin pa sëmundje të zemrës ose aritmi në fillim të studimit dhe u ndanë në katër grupe: njerëz që pinin kafe të bluar me kafeinë, njerëz që pinin kafe pa kafeinë, njerëz që pinin kafe të çastit (instant kafe) me kafeinë dhe njerëz që nuk pinin kafe fare.

Studiuesit i analizuan të dhënat mjekësore dhe të vdekjeve për pacientët pas një mesatare prej 12.5 vjetësh për çështje të tilla si aritmia, sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe vdekja. Studiuesit gjithashtu u përshtatën për faktorë si mosha, diabeti, përkatësia etnike, presioni i lartë i gjakut, obeziteti, apnea obstruktive e gjumit, seksi, statusi i pirjes së duhanit dhe konsumimi i çajit dhe alkoolit.

Si rezultat i rishikimit të tyre, studiuesit gjetën një sërë përfitimesh të rëndësishme nga pirja e kafesë, duke përfshirë reduktime të konsiderueshme në rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës, dështimit kongjestiv të zemrës dhe goditjes në tru kur pinin kafe të bluar, pa kafeinë ose me kafeinë. Kafeja e bluar dhe instant kafeja u zbuluan gjithashtu se zvogëlojnë rreziqet për një rrahje të parregullt të zemrës, e njohur gjithashtu si aritmi.

“Gjetjet tona nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar vërtetojnë më tej lidhjet e dobishme të pirjes së zakonshme të kafesë siç raportohet në studimet e fundit të popullsisë,” shkruajnë studiuesit.

Bashkautori i studimit Peter Kistler, Ph.D., udhëheqës i kërkimit klinik të elektrofiziologjisë në Institutin e Zemrës dhe Diabetit Baker dhe udhëheqës i elektrofiziologjisë në Spitalin Alfred në Melburn, tha për Health studimet e mëparshme kishin lidhur kafenë me një rrezik më të ulët të sulmeve në zemër dhe dështim  në zemër, dhe aritmitë, por ai tha se këto përpjekje përfshinin vetëm një numër të vogël pjesëmarrësish dhe se gjetjet duhej të verifikoheshin nga një shumicë më e madhe në një popullsi më të madhe, siç bëri përpjekja e tij.

“Ekziston një interes i rëndësishëm publik për përfitimet kardiovaskulare të kafesë,” tha Kistler.

A konsiderohet ky si një zbulim i madh?

Megjithëse ky zhvillim i fundit mund të jetë një lajm i mirë për adhuruesit e kafesë, gjetjet në të vërtetë i mbështesin studimet e mëparshme që zbuluan se pirja e tre deri në pesë filxhanë kafe të zezë në ditë mund të jetë e dobishme për një sërë kushtesh shëndetësore.

“Ky është një nga disa studime që kanë dalë në vitet e fundit që duket se e mbështesin konsumimin e moderuar të kafesë për shëndetin,” thotë për Health, Holly Andersen, kardiologe pjesëmarrëse dhe profesoreshë e asociuar i mjekësisë klinike në Spitalin Presbyterian të Nju Jorkut, ëeill, Qendra Mjekësore Cornell.

Sa në mënyrë specifike ndihmon kafeja në uljen e rrezikut të vdekjes?

Ky studim, si shumë të tjerë në të kaluarën, ishte vëzhgues, që do të thotë se nuk mund të përcaktojë një shkak dhe efekt specifik kur bëhet fjalë se si kafeja ndihmon në uljen e rrezikut të vdekjes. Do të nevojiteshin prova të kontrolluara të rastësishme për ta kuptuar marrëdhënien midis kafesë dhe shëndetit kardiovaskular. Megjithatë, ka disa teori rreth asaj që mund të jetë pas lidhjes.

“Kafja është një pije komplekse e cila përmban më shumë se 100 komponime biologjikisht aktive, nga të cilat kafeina është më e njohura”, tha Kistler. “Kafeina dihet se është një stimulues që rrit vigjilencën dhe përqendrimin. Megjithatë, kafeina ka efekte të tjera në trup si reduktimin e prodhimit të yndyrës dhe ka veti antioksiduese.”

Kafeina gjithashtu përmban komponime të quajtura polifenole, të cilat njihen si antioksidantë, vazhdoi Kistler. “Polifenolet gjithashtu mund të modifikojnë metabolizmin e trupit, si rritja e ndjeshmërisë së trupit ndaj insulinës dhe përmirësimi i mikrobiomës së zorrëve”, tha ai. “Të gjitha këto efekte ka të ngjarë ta shpjegojnë zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës, dështimit kongjestiv të zemrës dhe goditjes në tru”.

Sa i përket rrezikut të aritmisë, Kistler vuri në dukje se kafeina mund t’i bllokojë receptorët në qelizat në trup që lidhet me adenozinën, një molekulë që mund të ndikojë në qelizat e zemrës dhe ta rrisë rrezikun e aritmive. “Duke i bllokuar këta receptorë që lidhen me adenozinën, ne besojmë se kafeja me kafeinë mund të mbrojë kundër aritmive”, tha ai. “Kjo mund të shpjegojë efektet e ndryshme” të kafesë me kafeinë kundrejt kafesë pa kafeinë kur bëhet fjalë për rrahje të parregullta të zemrës, tha ai.

Por kafeja në përgjithësi – pavarësisht nëse është me kafeinë apo jo – është e mbushur me “kimikate të ndryshme”, tha Rigved Tadëalkar, kardiolog i certifikuar nga bordi në Qendrën Shëndetësore të Providence Saint John’s. Do të thotë, ka shumë substanca të ndryshme bimore në kafe. “Diversiteti dhe numri i madh i këtyre përbërjeve ka të ngjarë të jetë arsyeja pse të gjitha llojet e kafesë kanë përfitime,” tha Dr. Tadëalkar.

Është gjithashtu plotësisht e mundur që diçka tjetër të jetë në lojë këtu, tha për Health Deborah Cohen, DCN, RDN, profesore e asociuar në departamentin e shkencave klinike dhe parandaluese të të ushqyerit në Universitetin Rutgers. “Rreziku mund të lidhet më shumë me peshën trupore, përbërjen e dietës ose aktivitetin fizik kundrejt kafesë vetëm”, tha ajo. “Kaq shumë faktorë ndikojnë në rrezikun e vdekjes. Mund të jetë që ata që pinë shumë kafe janë më aktivë, hanë më pak kalori dhe kështu, janë më pak mbipeshë ose obezë, gjë që ndikon në sëmundjet kardiovaskulare, rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe më shumë. “

Sa e ul kafeja rrezikun e vdekjes?

Ndikimet pozitive shëndetësore të kafesë të vëzhguara nga studiuesit ishin mjaft të qarta. Njerëzit që pinin dy deri në tre filxhanë kafe në ditë kishin ndikimin më të madh – mes këtyre individëve, kafeja e bluar çoi në një rrezik më të ulët të vdekjes me 27%, ndërsa ata që pinin kafe pa kafeinë kishin një rrezik 14% më të ulët. Rreziku ishte 11% më i ulët për ata që pinin instant kafe me kafeinë.

Kur bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru, përfitimet e njerëzve që konsumonin tre filxhanë kafe në ditë u shfaqën si më poshtë:

Historikisht, kafeja me kafeinë është parë si një gjë e keqe për pacientët me sëmundje kardiovaskulare, por Kistler tha se kjo duhet të fillojë të ndryshojë. “Marrja e lehtë dhe e moderuar e kafesë nuk duhet të dekurajohet, por të konsiderohet pjesë e një stili jetese të shëndetshëm,” tha ai. Dhe Kistler nuk është vetëm. 

  • Kafe e bluar: ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru për 20% 
  • Kafe pa kafeinë: ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru për 6%
  • Instant kafe: ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru për 9% 

Dhe në fund, për një rrahje të parregullt të zemrës, studimi tregoi:

  • Individët që pinë 4 deri në 5 filxhanë kafe të bluar me kafeinë:  ul rrezikun për 17%
  • Dy deri në tre filxhanë kafe të çastit në ditë:  ul rrezikun për 12%

Gjetjet e fundit “bazohen në hulumtimet e mëparshme që tregojnë se kafeja, për mendimin tim, ka rezultuar të jetë kjo substancë mjaft magjike,” përfundon Dr. Tadwalker./Health