Foto: UNICEF

Si mund të mbrojnë shëndetin e tyre mendor adoleshentët gjatë COVID-19?

Të qenit adoleshent është e vështirë pa marrë parasysh se çfarë, dhe sëmundja e coronavirusit (COVID-19) po e vështirëson edhe më shumë. Me mbylljen e shkollave dhe ngjarjet e anuluara, shumë adoleshentë janë duke munguar në momentet më të mëdha nga jeta e tyre e re -momentet e përditshme, si biseda me miqtë dhe pjesëmarrja në klasë.

Për adoleshentët që po përballen me ndryshimet e jetës për shkak të shpërthimit të epidemisë, të cilët po ndjejnë ankth, po ndihen të izoluar dhe të zhgënjyer, dijeni këtë: nuk jeni vetëm. Ne biseduam me psikologen e adoleshentëve, autoren më të shitur dhe kolumnisten mujore të New York Times, Dr. Lisa Damour, për atë që mund të bëni për të praktikuar vetë-kujdesin dhe kujdesin për shëndetin tuaj mendor.

Më poshtë gjeni 6 strategji sipas UNICEF-it për mbrojtjen e shëndetit mendor te adoleshentët gjatë coronavirusit.

1. Pranoni që ankthi juaj është plotësisht normal

Nëse mbylljet e shkollave dhe titujt alarmante ju bëjnë të ndiheni në ankth, nuk jeni i vetmi. Në fakt, kjo është se si ju do të ndiheni.

“Psikologët kanë pranuar prej kohësh se ankthi është një funksion normal dhe i shëndetshëm që na alarmon për kërcënime dhe na ndihmon të marrim masa për t’u mbrojtur”, thotë Dr. Damour. “Ankthi juaj do t’ju ndihmojë të merrni vendimet që ju duhet të merrni tani – duke mos kaluar kohë me njerëz të tjerë ose në grupe të mëdha, duke larë duart tuaja dhe duke mos prekur fytyrën tuaj.” Këto ndjenja po iu ndihmojnë për të mbajtur jo vetëm veten të sigurt, por edhe të tjerët. Kjo është “gjithashtu se si ne kujdesemi për anëtarët e komunitetit tonë. Ne mendojmë edhe për njerëzit përreth nesh.”

Ndërsa ankthi rreth coronavirusit është plotësisht i kuptueshëm, sigurohuni që po përdorni “burime të besueshme [siç janë faqet e UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetit] për të marrë informacion, ose për të kontrolluar çdo informacion që mund të merrni përmes kanaleve më pak të besueshme”, rekomandon Dr. Damour.

Nëse shqetësoheni se po përjetoni simptoma, është e rëndësishme të flisni me prindërit tuaj për të. “Mbani në mend se sëmundja për shkak të infeksionit të coronavirusit është përgjithësisht e butë, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë”, thotë Dr. Damour. Është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend, që shumë nga simptomat e coronavirusit mund të trajtohen. Ajo rekomandon që nëse nuk ndiheni mirë t’i tregoni prindërve tuaj ose një të rrituri që i besoni, ose nëse ndjeheni të shqetësuar për virusin, në mënyrë që ata të ndihmojnë.

Dhe mbani mend: “Ka shumë gjëra efektive që mund të bëjmë për të mbajtur veten dhe të tjerët të sigurt dhe të ndiejmë një kontroll më të mirë të rrethanave tona: shpesh lani duart, mos prekni fytyrat dhe angazhohuni në distancim shoqëror.”

2. Krijoni diçka për të tërhequr vëmendjen

“Ajo që psikologët e dinë është se kur jemi në kushte të vështira, është shumë e dobishme ta ndajmë problemin në dy kategori: gjëra për të cilat unë mund të bëj diçka dhe pastaj gjërat për të cilat nuk mund të bëj asgjë”, thotë Dr. Damour.

Ka shumë që bien në këtë kategorinë e dytë tani, dhe kjo është në rregull, por një gjë që na ndihmon të merremi me atë është që të krijojmë diçka për të tërhequr vëmendjen tonë. Dr Damour sugjeron të bëni detyra shtëpie, të shikoni një film të preferuar ose të futeni në shtrat me një roman, si mënyra për të kërkuar lehtësim dhe për të gjetur ekuilibër në ditë.

3. Gjeni mënyra të reja për t’u lidhur me miqtë tuaj

Nëse doni të kaloni kohë me miqtë ndërsa jeni duke praktikuar distancimin shoqëror, media sociale është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u lidhur. Bëhuni kreativë: Bashkohuni në një sfidë Tik-Tok si #duartësigurta. “Unë kurrë nuk do ta nënvlerësoja kreativitetin e adoleshentëve”, thotë Dr. Damour, “Zgjedhja ime është që ata të gjejnë mënyra për t’u lidhur me njëri-tjetrin në internet, që janë të ndryshëm nga mënyra sesi e kanë bërë më parë.”

“Por nuk do të jetë ide e mirë të kesh qasje të pandërprerë në ekrane ose në media sociale. Kjo nuk është e shëndetshme, nuk është e zgjuar, mund të forcojë ankthin tuaj”, thotë Dr. Damour, duke ju rekomanduar të hartoni një orar të cilin do ta kaloni në rrjete sociale me prindërit tuaj.

4. Përqendrohuni tek vetja

A keni qenë duke pritur të mësoni se si të bëni diçka të re, të filloni një libër të ri ose të kaloni kohë duke praktikuar një instrument muzikor? Tani është koha për ta bërë atë. Përqendrimi në veten tuaj dhe gjetja e mënyrave për të përdorur kohën tuaj është një mënyrë produktive për t’u kujdesur për shëndetin tuaj mendor. “Unë kam bërë një listë të të gjithë librave që dua të lexoj dhe ato gjëra që kam menduar të bëj”, thotë Dr. Damour.

5. Mënyra më e mirë për ta përballuar zhgënjimin?

Të mungosh në ngjarje me miqtë, hobi ose ndeshjet sportive është jashtëzakonisht zhgënjyese. “Këto janë humbje në shkallë të gjerë. Është vërtet shqetësuese dhe me të drejtë për adoleshentët”, thotë Dr. Damour. Mënyra më e mirë për të përballuar këtë zhgënjim? Lëreni veten ta ndjeni. “Kur bëhet fjalë për të pasur një ndjenjë të dhimbshme, e vetmja rrugëdalje për ta nxjerrë atë është ta ndjeni. Jini të trishtuar, dhe nëse mund ta lejoni veten të jeni të mërzitur, do të filloni të ndjeheni më mirë shumë shpejt.”

Përpunimi i ndjenjave tuaja duket ndryshe për të gjithë. “Disa fëmijë do të bëjnë art, disa fëmijë do të duan të bisedojnë me miqtë e tyre dhe të përdorin trishtimin e tyre të përbashkët si një mënyrë për t’u ndier të lidhur në një kohë kur ata nuk mund të jenë së bashku personalisht, dhe disa fëmijë do të duan të gjejnë mënyra për të marrë ushqim në bankat e ushqimit”, thotë Dr. Damour. Ajo që është e rëndësishme është që ju të bëni atë që ndjehet mirë me ju.

6. Jini të sjellshëm me veten dhe të tjerët

Disa adoleshentë po përballen me ngacmimin dhe abuzimin në shkollë për shkak të coronavirusit. “Aktivizimi i soditësve (personat që janë prezent në një ngjarje ose incident por nuk marrin pjesë në të) është mënyra më e mirë për të adresuar çdo lloj ngacmimi”, thotë Dr. Damour. “Fëmijët dhe adoleshentët që janë në shënjestër nuk duhet të pritet të përballen me ngacmuesit; përkundrazi duhet t’i inkurajojmë ata t’i drejtohen miqve ose të rriturve për ndihmë dhe mbështetje.”

Nëse ju jeni dëshmitarë i një ngacmimi ndaj shokut apo shoqes tuaj, shkoni tek ra dhe përpiquni t’u ofroni mbështetje. Të mos bësh asgjë mund ta lërë personin të ndjejë se të gjithë janë kundër ose se askujt nuk i intereson për të. Fjalët tuaja mund të bëjnë ndryshim.

Dhe mbani mend: tani më shumë se kurrë duhet të jemi të zhytur në mendime për ato që ndajmë ose themi që mund të dëmtojnë të tjerët.