Shkencëtarët mund ta kenë zbuluar se përse na kap lemza

Edhe pse lemza është e bezdisshme, shkencëtarët kanë zbuluar se ajo ka një rol thelbësor në zhvillimin tonë—duke i ndihmuar foshnjat të rregullojnë frymëmarrjen e tyre.

Në një studim të prirë nga Universiteti i Londrës, hulumtuesit që po monitoronin 13 foshnja të porsalindura gjetën se lemza përqon një valë të madhe sinjalesh në tru, të cilat mund të ndihmonin në zhvillimin e tyre, shkruan CNN.

Lorenzo Fabrizi, prijës i këtij studimi, tha në një deklaratë se ky aktivitet i trurit mund ti ndihmojë foshnjat “të mësojnë si t`i kontrollojnë muskujt e frymëmarrjes”, eventualisht në zhvillimin e aftësisë për të kontrolluar frymëmarrjen vullnetare.

Ai më tutje shtoi: “Kur ne lindim, qarqet që procedojnë sensacionet trupore nuk janë të zhvilluara plotësisht, dhe zhvillimi i rrjetoreve të tilla janë momente historike për të porsalindurit”.

Meqenëse foshnjat e përfshira në studim ishin me lindje të parakohshme dhe pas kohe, duke u radhitur nga java 30-42, shkencëtarët besojnë se një përmirësim i tillë mund të jetë tipik në tremujorin e fundit të shtatzënisë.

Sipas hulumtueseve, fetusi dhe foshnjat e porsalindura shpesh kanë lemzë.

Ky fenomen thuhet se nisë në nëntë javët e para të shtatzënisë, dhe foshnjat e lindura para kohe, pra ato të lindura në së paku tre javë më herët mund t`i kap lemza 15 minuta çdo ditë.

Foshnjat e lindura para dhe pas kohe të përfshira në këtë studim u ishin vënë elektroda në lëkurën e kokës dhe senzorë në gjoks për monitorim të lemzës.

Shkencëtarët zbuluan se shtrëngimet dhe diafragma tek foshnjat prodhoi tre valë truri, për të cilat besohet se me anë të valës së tretë foshnjat mund të jenë në gjendje të lidhin tingullin “hic” të lemzës me shtrëngimin fizik që e ndiejnë.

Kimberley Whitehead, pjesëmarrëse në studim, tha për CNN: “ Tkurrja e muskulit të lemzës është goxha i madh, është i mirë për zhvillimin e trurit sepse në mënyrë të papritur i jep një shtysë, që i ndihmon qelizat e trurit të lidhen të gjitha së bashku për paraqitjen e një pjese të caktuar në trup”.

Ajo po ashtu shtoi se nuk ka ende ndonjë zbulim nëse lemza ka ndonjë avantazh tek të rriturit, dhe sugjeroi se mund të jenë “pasojë e ndonjë veprimi më të hershëm si pirja p.sh. efektet e së  cilës shfaqen më vonë”.

Të njëjtit hulumtues më herët kanë teorizuar se shkelmimet e foshnjave në mitrën e nënës mund ti ndihmojnë të krijojnë një hartë mendore për trupin e  tij, shkruan CNN.