Shkencëtarët japin versionin e fundit se si lindi COVID-19

Një treg kafshësh në Wuhan të Kinës ishte epiqendra e pandemisë COVID-19, sipas dy studimeve të reja të publikuara të martën në revistën Science.

Përgjigja në pyetjen nëse sëmundja u transmetua natyrshëm nga kafshët te njerëzit apo ishte rezultat i një aksidenti laboratorik, konsiderohet çelësi për parandalimin e pandemive të ardhshme dhe shpëtimin e miliona jetëve.

Studimi i parë analizoi modelin gjeografik të rasteve të COVID-19 në muajin e parë të shpërthimit, në dhjetor të vitit 2019. Rastet e para u shfaqën rreth tregut Huanan.

Një tjetër studim i ekzaminoi të dhënat gjenomike nga rastet më të hershme për ta studiuar evolucionin e hershëm të virusit dhe arriti në përfundimin se nuk ka gjasa që koronavirusi të qarkullonte gjerësisht te njerëzit përpara nëntorit të vitit 2019.

Të dy studimet ishin botuar më parë si “ribotime”, por ato ekaluan rishikimin shkencor dhe u shfaqën në një revistë prestigjioze.

Michael Worobey i Universitetit të Arizonës, bashkëautor i të dy punimeve, më herët në një letër i bëri thirrje komunitetit shkencor që të jetë më i hapur ndaj idesë se virusi “rrjedh” nga laboratori.

Por njohuria e ka çuar atë në pikën ku tani mendohet gjithashtu se nuk ka gjasa që ky virus të jetë futur nga ndonjë rrugë tjetër përveç tregtisë së kafshëve të egra në tregun e Wuhan, u tha Worobey gazetarëve.

Megjithëse hetimi i mëparshëm u fokusua në tregun e kafshëve të gjalla, studiuesve u duheshin më shumë prova për ta përcaktuar se ishte me të vërtetë burimi i shpërthimit të COVID-19.

Kjo kërkonte një studim në nivel lagjeje në Wuhan për të qenë më i sigurt se virusi ishte një “zoonozë” – se ai kishte kaluar nga kafshët tek njerëzit.

Ekipi i parë i studimit përdori mjete hartografike për ta përcaktuar vendndodhjen e 174 rasteve të para të identifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ata zbuluan se 155 prej tyre ishin në Wuhan.

Këto raste ishin të shfaqura në një perimeter të ngushtë rreth tregut dhe disa pacientë të hershëm që nuk e kishin vizituar tregun menjëherë më parë, jetonin shumë afër tij.

Gjitarët që tani njihen si të infektuar me virusin, duke përfshirë dhelprat e kuqe, baldosat e derrit dhe kërpudhat, u shitën të gjithë të gjallë në treg, zbuloi ekipi në fjalë.

Evolucioni i virusit

Studiuesit lidhën mostrat pozitive të pacientëve në fillim të vitit 2020 me pjesën perëndimore të tregut ku shiteshin kafshë të gjalla ose të therura taze në fund të vitit 2019.

Rastet e kufizuara të hershme ishin në kontrast me qarkullimin në pjesën tjetër të qytetit deri në janar dhe shkurt, gjë që studiuesit e konfirmuan duke tërhequr të dhëna nga aplikacioni Weibo.

Kjo na tregon se virusi nuk po qarkullonte në mënyrë të fshehtë, tha Worobey. Me të vërtetë e ka origjinën në atë treg dhe është përhapur prej andej, shtoi ai.

Një studim tjetër u fokusua në zgjidhjen e një mospërputhjeje të dukshme në evolucionin e hershëm të virusit.

Dy linja evolucionare, A dhe B, e karakterizuan pandeminë e hershme.

Ndërkohë që linja A ishte më afër virusit të gjetur te lakuriqët e natës, duke sugjeruar që koronavirusi kaloi nga lakuriqët te njerëzit dhe se A çoi në B, ishte linja B ajo që ishte shumë më i përhapur në treg.

Studiuesit e përdorën një teknikë të quajtur “analizë molekulare e orës”, e cila mbështetet në shkallën në të cilën ndodhin mutacionet gjenetike me kalimin e kohës për ta rindërtuar afatin kohor evolucionar dhe zbuluan se linja A nuk ka gjasa të ketë çuar në linjën B.

Përndryshe, linja A do të duhet të evoluojë ngadalë në krahasim me virusin e linjës B, i cili thjesht nuk ka kuptim biologjik, tha Worobey.

Në vend të kësaj, skenari i mundshëm ishte transferimi nga kafshët e tregut te njerëzit në raste të veçanta, në nëntor dhe dhjetor të vitit 2019. Studiuesit arritën në përfundimin se nuk ka gjasa që të kishte qarkullim njerëzor përpara nëntorit të vitit 2019.

Sipas këtij skenari, ka të ngjarë të kishte transmetime të tjera nga kafsha tek njeriu në treg që nuk u shfaqën si raste të COVID-19.

A e kemi hedhur poshtë teorinë e rrjedhjes së laboratorit? Jo ne nuk e kemi hedhur. A do ta zbulojmë ndonjëherë? Jo, thotë bashkautori Kristian Anderson i Institutit Kërkimor Scripps.

Por unë mendoj se ajo që është me të vërtetë e rëndësishme këtu është se ka skenarë të mundshëm dhe ata janë skenarë të mundshëm dhe është me të vërtetë e rëndësishme të kuptohet se e mundshme nuk është e njëjtë me ndoshta, shtoi ai. /Dnevnik.hr