Shenjat që tregojnë se keni probleme me mushkëri

Sot, ajri i freskët po bëhet një burim i rrallë, që do të thotë se më shumë se kurrë duhet t’i kushtoni vëmendje mushkërive dhe shenjave që ata ju japin kur diçka nuk është në rregull. Disa nga këto shenja mund t’i hidhni poshtë, por nëse i kushtoni vëmendje, ato mund t’ua shpëtojnë jetën.

1.Dhimbje shpine dhe shpatullash

Ndonëse konsiderohet simptomë e rrallë, dhimbja e shpinës, shpatullave apo e gjoksit mund të tregojë fillimin e kancerit të mushkërive, nëse zbulohet në fazë të hershme, është e shërueshme. Nëse dhimbja është e fuqishme dhe zgjat më shumë sesa zakonisht, ose nëse dhimbja shfaqet shpesh, rekomandohet ta vizitoni mjekun.

2.Kolla

 

Kolla mund të jetë tregues i diçkaje të thjeshtë, si një ftohje e zakonshme, por mund të jetë gjithashtu një simptomë e sëmundjeve kronike, prandaj është e rëndësishme t’i dalloni llojet e ndryshme të kollës. Kollitjet ​​akute dhe nën-akute mund të jenë shenja të kancerit të mushkërive, veçanërisht nëse kombinohen me simptoma të tjera si kollitja e gjakut.

3.Lëkura apo sytë e verdhë

 

Kjo mund të jetë një gjendje lehtësisht e shërueshme, megjithatë është shumë e rëndësishme sepse është një tregues i qartë i problemeve të mëlçisë që mund të shkaktohen nga kanceri i mushkërive. Verdhëza është një gjendje që e kthen lëkurën tuaj të verdhë. Ndikon gjithashtu në pjesën e bardhë të syrit tuaj, duke e kthyer atë të verdhë të zbehtë dhe në sëmundje akute, të verdhë të errët, transmeton rtv21.tv.

4.Mungesa e energjisë

Të gjithë ndihen të lodhur herë pas here, kjo është normale. Problemet me gjumë ose stresi mund të jenë shkaqet e lodhjes suaj, por nëse ndiheni shumë shpesh të lodhur, keni humbje të oreksit apo shenja të tjera, mund të keni probleme shëndetësore./21Media