Shenjat paralajmëruese të anemisë

Mungesa e hekurit është problemi shëndetësor më i zakonshëm dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 30% e popullsisë së botës vuajnë nga anemia.

Është shumë e rëndësishme që gjithkush të njohë shenjat paralajmëruese të anemisë, pasi përkeqësimi i saj mund të çojë në sëmundje zemre.

Humbja e vazhdueshme e gjakut është shkaku kryesor i shfaqjes së anemisë dhe marrja e ushqimit të pasur në hekur mund të ndihmoje parandalimin dhe trajtimin e niveleve të ultë të hekurit në gjak.

Shenja e anemisë si pasojë e mungesës se hekurit mund të jenë vështirësi në frymëmarrje, mungesë përqendrimi, urinimi në ngjyrë të kuqe ose rozë, ngjyrë e zbehtë e lëkurës, lodhje, acarim, thonj të dobët apo kapsllëk./21Media