Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

Sëmundjet ngjitëse morën jetën e 63 qytetarëve të Kosovës gjatë vitit 2018

Gjatë vitit 2018 në Kosovë kanë vdekur 63 qytetarë nga sëmundjet ngjitëse, sipas statistikave që KALLXO.com i ka marrë në Ministrinë e Shëndetsisë.

Sëmundja që më së shumti ka shkaktuar vdekje është sëmundja e Sepsis apo infeksionit të gjakut e cila është sëmundje ngjitëse dhe mori jetën e 21 qytetarëve.

Nga Infiltratio pulmo kanë vdekur 14, 8 persona nga sëmundja kronike e Meningoencephalitis, nga influenca A (grip i llojit A)kanë vdekur shtatë persona, katër nga WNV dhe sëmundje të tjera kronike, tre nga tuberkulozi në mushkri dhe, dy nga sëmundja e Meningoencephalitis purulenta, dy nga Pneumonia bill, një nga  Gastroenterocolitis akute dhe një nga Meningoencephalitis tbc (tuberkuloz)

Tutje, sipas këtyre statistikave nga sëmundja e Tuberkulozit i cili përmes organeve të frymëmarrjes arrin në organizëm janë prekur 702 persona në nivel vendi.

Gjinia mashkullore është më e prekur nga kjo sëmundje.

355 janë meshkuj dhe 347 femra.

Ndërsa sa i përket nivelit komunal, komuna e Prishtinës gjatë vitit 2018 ka pasur më së shumti të prekur, 138 sosh.

Tuberkulozi është sëmundje ngjitëse, e cila përmes organëve të frymëmarrjes depërton në organizëm, ndikimi më të madh mund të ketë në mushkri.

Ministria nuk ka ofruar të dhëna mbi sëmundjet infektive në vitin 2019.