Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sa shpesh e shpërndajnë virusin njerëzit e vaksinuar?

Rekomandimi që njerëzit e vaksinuar në disa pjesë të vendit të përdorin maska përsëri u bazua në gjetje shqetësueses, sipas Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e qendrave për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

“Hulumtime të reja kanë treguar se njerëzit e vaksinuar të infektuar me variantin Delta bartin sasi të madhe të virusit në hundë dhe fyt”, ka thënë doktoresha Walensky për New York Times.

Kjo gjetje bie në kundërshtim me atë që shkencëtarët kishin vërejtur tek njerëzit e vaksinuar të infektuar me versionet e mëparshme të virusit të cilët kryesisht dukeshin të paaftë për të infektuar të tjerët.

Ky konkluzion ishte një goditje e rëndë për amerikanët. Njerëzit me të ashtuquajturat infeksione të përparuara -raste që ndodhin pavarësisht vaksinimit të plotë, të variantit Delta, mund të jenë po aq bartës sa njerëzit e pa vaksinuar, edhe nëse nuk kanë simptoma.

Kjo do të thotë se njerëzit plotësisht të imunizuar, nga fëmijët, prindërit, ose shokë e familje me sistem të dobët imunitar do duhet të shtojnë vigjilencën, sidomos në komunitete ku rreziku i shpërndarjes është i madh.

Vetëm në SHBA janë rreth 67 mijë raste të reja gjatë kësaj jave, Nëse njerëzit e vaksinuar janë duke e shpërndarë variantin Delta, ata mund të jenë duke kontribuar në rritje të rasteve, edhe pse në shkallë më të ulët se ata që janë të pa vaksinuar.

CDC (Qendra për Kontroll dhe Parandalim) nuk ka publikuar ende të dhëna, gjë që ka frustruar ekspertët që duan të kuptojnë për ndryshimin lidhur me bartjen e maskave.

Katër shkencëtarë të familjarizuar me hulumtimin thanë se ishte bindëse dhe e justifikueshme këshilla e CDC-së për të mbajtur prapë maskat në hapësirat publike të brendshme.

Pavarësisht nga të dhënat që po mbledh CDC, që sugjeron se edhe njerëzit plotësisht të imunizuar mund të jenë bartës të virusit. “Ne besojmë se në nivelin individual ata mund të jenë, prandaj edhe ndryshuam rekomandimin tonë për maskat”, tha dr, Walensky.

Po ashtu është sugjeruar që njerëzit e vaksinuar që janë të ekspozuar ndaj virusit, duhet të testohen, edhe nëse ndihen mirë. (Në Britani, njerëzit e vaksinuar që janë rast kontakti i ndonjë të infektuari, u kërkohet të izolohen për 10 ditë).

Të dhënat e reja nuk sugjerojnë se vaksinat janë jo efektive, Ato ende parandalojnë simptomat e rënda dhe vdekjen, pasi për këtë edhe janë të parapara, dhe njerëzit e imunizuar me ri infektim shumë rrallë përfundojnë në spital.

Rreth 97 për qind e të shtruarëve në spitale janë të pa vaksinuar, por shkencëtarët edhe vitin e kaluar kanë paralajmëruar se vaksinat mund të mos e parandalojnë komplet infektimin ose bartjen e virusit. (Infektimi natyral me virus mund të ofrojë edhe më pak mbrojtje).

Versionet e mëparshëme shumë rrallë kanë depërtuar barrierën e imunizimit, që kishte shtyrë edhe CDC-në të sugjerojë se personat e vaksinuar nuk kanë nevojë për maska. Por, si duket këto rregulla nuk do aplikohen për variantin Delta.

Ky variant është dy herë më shumë ngjitës se sa virusi origjinal, dhe një studim sugjeroi se sasia e virusit tek personat e pa vaksinuar mund të jetë mijëra herë më e lartë sesa tek njerëzit e infektuar me versionin origjinal.

Simptomat e virusit tek të vaksinuarit janë bërë të shpeshta, por shumica prej tyre nuk përfundojnë në përkujdesje intensive, kjo pasi imuniteti i prodhuar nga vaksina e shkatërron virusin para se të arrijë në mushkëri.

Vaksinat e koronavirusit injektohen në muskul, dhe antitrupat e krijuar zakonisht mbesin në gjak. Disa prej antitrupave mund të arrijnë deri te hunda, që mjafton për të bllokuar ri infektimin.

Varianti Delta shumohet më shumë në hundë, dhe kjo shpjegon pse shumë njerëz që kanë kaluar virusin po përjetojnë simptoma të ftohjes.

Por, e gjitha kjo nuk mund të shkaktojë dëm më tej tek të vaksinuarit, ata madje e bartin virusin për një kohë shumë më të shkurtës se të pa vaksinuarit.