Rritja e nivelit të aktivitetit fizik është hapi i parë drejt uljes së presionit të gjakut dhe kolesterolit

Pak ecje gjatë ditës  mund ta zvogëlojë presionin tuaj të gjakut dhe kolesterolin, sipas udhëzimeve të reja nga Shoqata Amerikane e Zemrës (American Heart Association).

Kjo shoqatë i këshilllon njerëzit me presion të të moderuar deri tek ai i lartë gjakut dhe me kolesterol të lartë se mund ti reduktojnë që të dyja përmes ushtrimeve fizike, shkruan CNN

Njerëzit nuk kanë nevojë të bëjnë seanca intenzive në palestër për të arritur nivelin e aktivitetit të nevojshëm përfitues, deklaron Bethany Barone Gibbs, autori kryesor i deklaratës shkencore të AHA-së dhe profesor i asociuar në Departamentin e Shëndetit dhe Zhvillimit Njerëzor të Universitetit të Pittsburgh.

“Megjithëse ushtrimet e planifikuara janë të shkëlqyera, thjesht të qenit aktiv në jetën tuaj të përditshme – të tilla si ngjithja në shkallë dhe ngritja e ritmit ndërkohë që jeni duke shetitur në këmbë me me qenin – gjithashtu mund t’ju ofrojnë të njëjtat përfitime,” tha Gibbs.

Aktiviteti fizik ndihmon në trajnimin e trupit për të hequr qafe substancat e dëmshme në qarkullimin e gjakut dhe përmirëson funksionimin e enëve të gjakut, shtoi ajo.

Çfarë konsiderohet si shumë e lartë

Presioni i gjakut konsiderohet i ngritur nëse është i barabartë ose më i madh se 120 mbi 80 mmHg, tha Gibbs.

Numri më i lartë quhet presion sistolik i gjakut dhe nënkupton se sa presion po ju bën gjaku në muret e arterieve kur zemra juaj rreh, sipas AHA. Numri më i poshtëm është presioni diastolik i gjakut dhe është një matje e presionit që gjaku juaj po ushtron në muret e arterieve tuaja midis rrahjeve të zemrës tuaj.

Gibbs rekomandon që njerëzit të synojnë një nivel të përgjithshëm të kolesterolit nën 200 mg/ L (matur në miligramë për decilitër gjak). Numri përbëhet nga kolesteroli juaj “i keq” me lipoproteinë me densitet të ulët (LDL), kolesterolin tuaj “të mirë” me lipoproteinë me dendësi të lartë (HDL) dhe nivelet tuaja të triglicerideve.

Sipas udhëzimeve të reja, ndërprerja pirjes së duhanit, zvogëlimi i konsumit të alkoolit dhe ngrënia e një diete mesdhetare me pak ushqime të përpunuara, të gjitha mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së zemrës, ndërkohë që edhe e ulin presionin e gjakut dhe kolesterolin.

Megjithëse deklarata e re e AHA rekomandoi ndryshime në stilin e jetës për ata me presion të lartë të gjakut, të mesëm dhe të moderuar si dhe dhe kolesterol, të gjithë njerëzit mund të përfitojnë në rast se bëjnë stërvitje, tha Dr. Paul Oh, Kryetari i Fitnesit GoodLife në Institutin e Rehabilitimit në Toronto në Kanada.

Për ata me presion të gjakut dhe nivele kolesteroli më të larta se 120 mbi 80 mmHg dhe 200 mg/dL, përkatësisht, ofruesi i tyre i kujdesit shëndetësor ka të ngjarë të përshkruajë ilaçe përveç “një programi të strukturuar mirë të aktivitetit fizik dhe ushtrimeve”, tha ai.

Për ata që nuk janë të sigurt se çfarë trajtimi është më i mirë për ta, rekomandohet të flisni me siguruesin tuaj të kujdesit primar për të marrë një plan të personalizuar. Udhëzimet aktuale thonë se njerëzit duhet të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet në javë, duke ushtruar mjaftueshëm për të rritur rrahjet e zemrës dhe frekuencën e frymëmarrjes, tha Gibbs.

 

Përkthimi: Nuhi Shala