COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19

IKShPK njofton se brenda 24 orëve në Kosovë nga 889 mostra janë regjistruar 104 raste të reja me SARS-CoV-2, përderisa janë shëruar 42 të tjerë.

Ndërsa, 2 raste të vdekjes janë shënuar nga kjo sëmundje.

16 mijë e 606 persona deri tani janë infektuar me COVID-19, përderisa janë shëruar 14 mijë e 516dhe kanë vdekur 652 persona të tjerë si pasojë e infeksionit me SARS-CoV-2.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes.

Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar. Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19