Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në Klinikën Infektive

Kosova është duke u rrezikuar nga ‘vala e dytë’ e përhapjes së pandemisë së COVID-19.

Ushtruesja e detyrës së drejtores së Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj – Berisha, ka njoftuar se numri i pacientëve të spitalizuar në Infektivë është në rritje.

“Këtë javë kemi rritje të numri të pacietëve të cilët janë të spitalizuar, është në tendencë të rritjes. Sot i kemi 69 pacientë të spitalizuar dhe çdo ditë kemi rritje të numrit të pacientëve të spitalizuar dhe ende kemi pacientë të cilët janë në gjendje të rëndë. I kemi 33 me oksigjen dhe një e kemi me frymëmarrje të asfiksume me maskë CPAP”, tha Ajazaj –Berisha për KALLXO.com.

Lindita Ajazaj – Berisha shtoi se nëse qytetarët vazhdojnë të i repsktojnë masat e përcaktuar për parandalim të përhapjes së infekionit të coronavirusit, atëherë “nuk do të kthehemi në gjendjen që kemi qenë gjatë muajve korrik dhe gusht”.

“Po e shohim se qytetarët më shumë janë duke i respektuar masat, nëse vazhdon me këtë trend të respektimit të maskave, distancës e higjienën besoj që nuk do të kthehemi në muajin korrik- gusht si e kemi pas situatën, por nëse nuk respektohen këto masa atëherë nuk përjashtohet mundësia me pasë një rritje të madhe të numrit (të të infektuarve)”, shtoi ajo.

Në dy javët e para të muajit tetor në Kosovë janë regjistruar 681 raste të infektimit me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 16 mijë e 425 raste, 14 mijë e 460 prej tyre janë shëruar ndërsa 650 të tjerë kanë vdekur.

Rreziku nga vala e dytë, 681 raste të infektimit me COVID-19 brenda dy jave në Kosovë