Rritet numri i komunave në zonë të kuqe
Tetëmbëdhjetë komuna nga sot hynë në zonë të kuqe për shkak të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot e deri më 26 mars, Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani, Mitrovica e Veriut dhe e Jugut, Podujeva, Vushtrria, Obiliqi, Prishtina, Fushë Kosova, Lipjani, Graçanica, Novobërda, Gjilani, Kamenica, Gjakova, Peja dhe Ferizaj janë në zonë të kuqe.
Në zonën e verdhë janë 12 komuna: Deçani, Juniku, Istogu, Klina, Skenderaj, Drenasi, Prizreni, Suhareka, Shtimja, Kaçaniku, Vitia dhe Kllokoti.
Në zonën e gjelbër janë 8 komuna: Ranillugu, Parteshi, Hani i Elezit, Shtërpca, Malisheva, Rahoveci, Dragashi dhe Mamusha.
Ndryshimet:
Podujeva nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe.
Ferizaj nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe.
Graçanica nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe.
Drenasi nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë.
Shtimja nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë.
Zona e kuqe: mbi 150 raste me COVID-19 në 100,000 banorë brenda 7 ditëve
Zona e verdhë: deri 76- 150 raste me COVID-19 në 100,000 banorë brenda 7 ditëve
Zona e gjelbër: deri në 75 raste me COVID-19 në 100,000 banorë brenda 7 ditëve.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100,000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.