Rriten masat ndaj coronavirusit në Kosovë, deri tash nuk ka asnjë rast

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha sot se në Kosovë nuk është regjistruar ende asnjë rast i coronavirusit.

Në një konferencë për shty, Vitia tha se Ministria e Shëndetësisë i ka marrë masat për t’u përballur me

Vitia që kryeson Komitetin për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës për Coronavirusin tha se pesë raste janë duke u testuar në Kosovë

“Deri tash nuk ka asnjë rast të konfirmuar të coronavirusit”, tha Vitia.

Deri tani janë testuar 37 raste dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

“Komiteti vendosi për ngritjen në nivel më të lartë të gatishmërisë për coronavirusin dhe Kryeministrit të vendit do t’i prezantohet kërkesa e Komitetit që ta ngrisë shkallën e gatishmërisë në nivel të Këshillit të Sigurisë së Kosovës”, tha ministri Vitia.

MSH ka përgatitur planin e veprimit ndërsa hapat e tjerë tha se do të jenë në raport me zhvillimet që do të jenë në teren.